• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

S’po shkohet n’ shkollë, cila është zgjidhja?

ByEmrush

Apr 14, 2022

Pra!

Moto interesante, si gjithë që në Kosovë e bëjnë më së miri!

“S’po shkohet n’ shkollë”, nxënësit do të marshojnë me 19 prill duke shprehur pakënaqësinë e tyre kinse për: cilësinë në arsim, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore, si dhe fenomenet negative prezentë që përballen nxënësit e shkollave të mesme.

Tërësisht kërkesa që nuk kanë të bëjnë fare me nxënësit, dhe kjo mund të cilësohet puro e shprehjes së pavetëdijes.

Nxënësit janë vet ata që nuk shfaqin asnjë sukses askund, e për rrjedhojë as nuk mbajnë disiplinë vet ata, dhe për rrjedhojë as nuk shfaqin vetëkontroll nga fillimi i shkollës së mesme po thuajse deri në përfundimin e saj.

  • Pse nuk është duke shkuar niveli i arsimit drejt rënies drastike, kjo nuk ka diskutim!
  • Pse nuk ka probleme të theksuara te mësimdhënësit, as kjo nuk ka diskutim.
  • Pse nuk është bërë barrë e duke i sjellë shtetit probleme arsimi, as kjo nuk ka diskutim.
  • Pse nuk po rrinë me shkop në dorë duke përdorur si kërcenim kundrejt shtetit përfaqësuesit i arsimit, as kjo nuk ka diskutim.
  • A është humbur mjaftueshëm mësim dhe cilës të fëmijët tanë si pasojë e mos punës së mësimdhënësve, për pasojë e pandemisë covid19, as kjo nuk ka diskutim.
  • A jemi lodhur të gjithë nga kjo gjendje që nuk po shpien askënd askund, edhe kjo nuk ka diskutim!


Vetëm se:

Të përshihen tani më edhe nxënësit në tërë ketë histori dëmtuese ndaj mësimit dhe prosperitetit të një pjesë të popullatës, e ku arsimi cilësohet si shtylla kryesore e një shteti, me të vërtetë këtë vend nuk shihet që e presin ditë të mira!

Duke që këtu të gjithë kemi kaluar në çmendi!.

Askush askënd më nuk e njeh e respekton!

Shtrohet pyetja?

Si ka mundësi, dhe nga ju erdhi ideja fëmijëve të përdorin sloganin “S’po shkohet n’shkollë”?

Nëse nuk shkohet në shkollë, si ti orientojmë fëmijët se ku shkohet!

Cila është zgjidhja nëse nuk shkon në shkollë?

Ja, ja!

Këtu edhe pikë çuditësja çuditet?

Mirë e kishte pas Osho kur kishte thënë: Për të qenë shëndosh mendërisht, duhet të kalohen shumë çmenduri”, e ne duket që s’po ju shohim fundit këtyre çmendurive fare!

S’po shkohet n’ shkollë, khuu!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush