• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Open Ballkan dhe sjellja hipokrite serbe!

ByEmrush

Apr 12, 2022

Kam përshtypjen se “Open Ballkan” nuk po arrin ti qëndroj stuhive në asnjë kënd, kudo dhe kah do që proklamohet!

Askush nuk dëshiron të jetë pjesë e saj, përveç Serbisë dhe KM të Shqipërisë Edi-së.

Shtetet përreth nuk po e përkrahin, as shtetet fqinje nuk po japin mbështetje, Amerikanët po ashtu nuk po e përkrahin, Gjermanët jo, Evropianët shumica e atyre shteteve duket që as nuk kanë dëgjuar, e leje më për të përkrahur këtë ide.

Në takimin e me kancelarin Scholz, Edi-ja e paska prekur si temë Ballkanin e Hapur, i cili do të jap ndihmë në Procesin e Berlinit, e duke e vlëresuar lartë Edi-ja procesin e Berlinit qenka munduar të inkorporoj brenda fjalëve “Open Ballkan” si një ide që ai po thotë së është e tija, po s’duket që paska pirë ujë fare!

Nejse!

Kancelari Scholz sipas mediave injoroi në tërësi fjalët që vinin mbi “Open Ballkanin, si një proces që nuk duhet të shtyhet për më tej në zhvillimin e kësaj ideje, për shkakun e se nuk është gjithëpërfshirës, dhe aspak i dobishëm për shumicën e shteteve të rajonit.

Bile Schulz sipas mediave thuhet se ka thanë që Open Ballkan nga çasti në çast mund spontanisht të abortohet.

Aty ku përfshihet Serbia, duket që Edi-ja akoma nuk e ka kuptuar që gjërat nuk ecin, dhe si rrjedhojë e kësaj hipokrizinë Serbe akoma nuk ka arritur të shtjelloj në detaje udhëheqësi shqiptarë.

Po thuajse të gjitha shtetet e kanë kuptuar se me Serbinë në grup, dhe me Serbinë në çfarëdo unioni apo platforme nuk mundesh as të planifikosh, e aq më pak të realizosh qëllimet që kanë ambicie dashamirëse, bashkëpunuese që bazohet në mirëkuptim.

KM i Shqipërisë duhet të shpenzoj energjinë tashmë në krijimin e një Open Ballkani pa Serbinë, kur lirshëm dhe me siguri të plotë do të përfshiheshin gjitha shtetet e rajonit si: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, shtetet që do të përfshiheshin si anëtare përkrahëse do të ishin Bullgaria, Kroacia.

Kohës kur njerëzit nderojnë vetveten, shumë shpejt duhet ti vjen fundi!

____
ESH
____________
publikime.com

Open Ballkan dhe sjellja hipokrite serbe!

Kam përshtypjen se “Open Ballkan” nuk po arrin ti qëndroj stuhive në asnjë kënd, kudo dhe kah do që proklamohet!

Askush nuk dëshiron të jetë pjesë e saj, përveç Serbisë dhe KM të Shqipërisë Edi-së.

Shtetet përreth nuk po e përkrahin, as shtetet fqinje nuk po japin mbështetje, Amerikanët po ashtu nuk po e përkrahin, Gjermanët jo, Evropianët shumica e atyre shteteve duket që as nuk kanë dëgjuar, e leje më për të përkrahur këtë ide.

Në takimin e me kancelarin Scholz, Edi-ja e paska prekur si temë Ballkanin e Hapur, i cili do të jap ndihmë në Procesin e Berlinit, e duke e vlëresuar lartë Edi-ja procesin e Berlinit qenka munduar të inkorporoj brenda fjalëve “Open Ballkan” si një ide që ai po thotë së është e tija, po s’duket qw paska pirw ujw fare!

By Emrush