• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Perfekt! qytetar paranoik

ByEmrush

Apr 9, 2022

Perfekt!
Qytetar/e paranoik/e!

E tëra mund të shpjegohet përmes pak rreshtave, edhe atë krejt shpejt dhe përmes një ciceroni!

Në ndërkohë ciceroni po ju shpjegonte turistëve në qytetin e Tiranës’ Shqipëri.

Fillojmë të ecin!

Kjo është qendra “Toptani”. Esat Toptani u vra në Paris për vatanin.

Pas 2 minutash:

Ky është sheshi “Avni Rustemi”, Rustemi ishte ai tipi që vrau Esatin.

Pas 5 minutash:

Ky është bulevardi “Zogu I”. Ahmet Zogu ishte kushëri me Esatin dhe vrau Avniun për t’u hakmarrë.

Pas 10 minutash:

Ky është sheshi “Fan Noli”, i cili ishte prift, por kur Zogu vrau Avniun, bëri revolucion. Ahmetin e dëbuan dhe e dënuan me vdekje në mungesë. Veçse Ahmeti u kthye, mori pushtetin dhe dënoi me vdekje Nolin ne mungesë, i cili iu kthye punës për t’u bërë prift.

Pas 2 minutash:

Kjo është piramida, muzeu i Enverit, që mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq.

Kthen kokën nga ana tjetër: Kjo është qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë. Këta i ranë shkurt, i shpallën Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik (A.Gola).

Kështu që, kjo histori vazhdon tash e mbi 45 vite.

…dhe kështu mbaron turi turistik i qytetit të rinisë!

Tirana, kryeqyteti i Albanisë! ____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush