• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Nga populli, te populli, për popullin!

ByEmrush

Apr 9, 2022

Gjithçka duket si një koordinim për të sabotuar mbarëvajtjen e një qeverie që vendin e mori më një grumbull problemesh. Janë aktivizuar të gjitha sferat pothuajse vetëm e vetëm, për të paraqitur këtë qeveri si të paaftë përball zgjedhjes së detyrimeve dhe obligimeve që kanë ndaj shtetit!

Çdo dështim i mundshëm i qeverisë, dikën aq shumë e gëzon sa që dëshiron në disa raste të bëhet edhe pjesë e këtij dështimi bile!

Por vullnetin për ndryshim dhe rezistencën kundrejt matrapazëve e ka përforcuar, dhe formulën për të sjell në binar interesin qytetar e ka gjetë.

Përmbi 12 vite e më shumë nga ata që e kanë sjell vendin në këtë gjendje nuk ju është dëgjuar zani, edhe atë kur protestonin ketë e bënin qetë dhe normalisht me marrëveshje, sepse shpejt arrinin të uleshin me pushtetin në tavolinë, dhe pastaj shtrëngimi i duarve ishte dosido kur prezantonin arritjen e marrëveshjes për ngritjen e pagës.

Pra, e tëra ishte, është te interesi material e financiar. Askush nuk qanë kokën për nivelin e mësimdhënies në Kosovës, askush nuk qanë kokën për nivelin e arritshmërisë së testit PISA, askush nuk qanë kokën për nivelin edukativ të nxënësve, sa që sa vite e vjen dalin gjenerata të shthurura nga paraardhësit e tyre.

Askush nuk e qan kokën mbi atë që këta nuk lejojnë vlerësimin dhe rivlerësimin e mësimdhënësve.

Në mënyrë imanente duhet një trajtim edukativ dhe ri edukativ i mësimdhënësve, kur disa i njohim nga afër çfarë përgatitje superiore kanë, dhe ata vazhdojnë të dalin para nxënësve akoma.

Krejt kjo mëtohet të arrihet vetëm përmes demonstratave, kushtëzimeve, shantazhit dhe kërcënimit.

E kemi thënë edhe njëherë më herët se arsimi po dështon të jetë pjesë e proceseve të zhvillimit të shtetit. Ai (arsimi) praktikisht është rreshtuar kundrejt shtetit si një armik duke mbajtur një kërcenim nën sqetull se nëse nuk realizon kërkesat e tyre, arsimi do të shkon drejt kolapsit.

A ka ku shkon më keq, nuk e besoj!


Kështu që, do të ishte mirë hiç mos me u marr me ta, ndoshta kjo që s’po merren me ta edhe po i nervozon edhe më shumë.

Së nganjëherë edhe heshtja të ngrit tension dhe të nervozon!

Populli thonë këta përfaqësuesit le ta dinë që KM është fajtori i vetëm për gjendjen e krijuar!

Paramendo, populli thotë!

Ky flet në emër të popullit, e kurse vet punon kundër popullit. Ky pa ose me vetëdije bëhet pjesë e agjendave antishtetërore duke u orvatur të hallakatë rendin shoqëror në një situatë tejet të ndjeshme që po kalon vendi.

Të tillët mendojnë se ky populli që po i referohet ky po hanë BAR, dhe se ne as nuk po shohim, e as s’po dëgjojmë, e as nuk po dimë!

Këta vet së bashku me ato qeveritë e kaluara janë pjesë e kësaj katrahure të krijuar në sistemin arsimor për 20 vite me radhë, e fajtorin dëshirojnë ta gjejnë diku tjetër!

Nëse kjo gjendje tenton të vazhdohet dhe të përshkallëzohet, medoemos duhet këshilli i prindërve të reagojë dhe të përfshihet në ndërrimin e kësaj udhëheqëseje të kësaj sindikate. Dhe për rrjedhojë duhet të bëhet pjesë e zgjedhjes së kryesisë së re të sindikatës së arsimit.

Këta, dy gjenerata po thuajse donë me i tretë nën hijen e analfabetizmit, duke pas parasysh 2 vitet e pandemisë që shkaktuan shumë humbjen në arsim, atëherë këshilli i prindërve duhet me urgjencë të aktivizohet.


Fëmijët duhet të vazhdojnë shkollimin, të tjerat asgjë nuk kanë relevancë!

Einstein thotë: Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet!

Pra, ndrysho faktet, argumentet. Ndryshoje strategjinë se nuk po jep rezultat!
____
ESH
___________

publikime.com

By Emrush