• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përfaqësuesit e arsimit!

ByEmrush

Apr 6, 2022

Bile nganjëherë mendoj që tepër kanë trajtim të dinjitetshëm mësuesit në mesin e qytetarëve në Republikën tonë.

Mësues, pedagog, profesor, magjistër, intelektual e profesionist votojnë dhe mbajnë njeri të tillë në krye të sindikatës që do ti përfaqësoj edhe për katër vite.

Mbi 25 mije mësues, profesor e profesionist në vend që të zgjedhin në krye të tyre një person të aftë profesionalisht, të ri, elegant dhe që ka reputacion, ata zgjedhin dhe lejojnë ti përfaqësoj një njëri, që ishte sfiduar publikisht të testohej nëse din me shkrua mirë gjuhën shqipe.

15 vite një njeri në krye të sindikatës, e në anën tjetër të njëjtit mësues, pedagog e profesor mbesin besnik të asaj se në Kosovë gjërat s’po ecin mbarë shkaku që s’po bëhen ndryshime!

Çka të kërkohet baraspeshë profesionale më shumë ndërmjet kategorive intelektuale, atëherë duhet te konsiderohet megalomani!

Me mbi 96% votohet njeri që sot është bërë më shumë sinonim i të së keqes dhe urrejtjes ndër qytetarë, se që në fakt është duke arritur ndonjë sukses.

Ka shpresë besoj që bile 4% kanë qëndrim pozitiv kundrejt ndryshimive.

Mësuesit, profesorët, pedagogët, kjo kategori që duket që ka humbur sensin e realitetit.

Është shkëputur nga misioni i saj të bërjes së shtetit. Janë pozicionuar kundërt çdo gjëje që vjen nga shteti. Tashmë funksionon mbi parimin e shantazhit dhe kërcënimit!

Mësues, ky emër i madh që ishte dikur!
Nuk duhet të lejohet të nëpërkëmbët dhe të përfaqësohet nga dikush që duket që vitet e jetës së tij e kanë mashtruar!

Në botën demokratike është impakt pozitiv edhe kush të përfaqëson!

Secila sindikatë, organizate e çfarëdo qoftë ajo, në krye të saj duhet të zgjedh një përfaqësues që ka të ndërtuar një personalitet të çeliktë, profesionist të vërtet, elegant, i ri dhe pashëm!

Pamja, shpesh është barometër i thellë i krijimit të percepcionit si dukuri që pranohet lehtë në shoqëri!
____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush