• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme

ByEmrush

Apr 6, 2022

Është formulë njerëz se nuk mund të presësh ndryshim dhe zgjidhje të problemeve të akumuluara për vite me radhë nga njerëzit që i kanë krijuar ato.

A po presim ne zgjidhje dhe përparim të këtij vendi, drejtësi në mes shtresash me zyrtar që paraja e shtetit iu gjet dhe ju nxunë nëpër kofera nëpër shtëpi e në zyre?

Pritjet janë të mëdha, normalisht që PO!
Pritjet janë edhe për ndryshime, për ndërrime, për përjashtime!

Përsëritje:

Nuk mund të presim ndryshime nëse vazhdohet të qeverisët në rrugët e qeverive që kanë menaxhuar me vendin deri më tani.

Njëherë duhet shkarkuar, e pastaj duhet vepruar ministria e drejtësisë e gjyqësia?

Nuk mund të ndryshosh asgjë nëse vazhdon të qeverisesh më njerëzit e njëjtë, e nga të njëjtit funksionar që për 20 vite me radhë e stagnuan ketë vend, dhe përvetësuan pasurinë publike për interesa personale.

Njerëzit po mendojnë që mirë, i ndryshuam ministrat, zëvendës ministrat, naj drejtor aty këtu, atëherë nisjani britmave “KU JANË NDRYSHIMET”?

Ti duhet ti mbash të uzurpuara të gjitha vendet udhëheqëse, pozitat menaxhuese, komisionet për pranim të punëtoreve, bizneset, kompanitë që merren dhe fitojnë tenderë, gurëthyeset, kompanitë e asfaltit, ndërmarrjet shoqërore, punësimet në mjekësi, punësimet nëpër spitale, punësime nëpër komuna, punësime në ministri, ushtri, polici, doganë, aeroport, kek, borde, komisione!

Punësime diplomatike, ambasada, atashe, konsull. Punësime nëpër institucione financiare, e kompani profitabile. Arritje e gradave nëpër institucionet që kanë hierarki, askund nuk ke mundur të avancohesh nëse s’ke pasur lidhje politike. E ata që merrnin këto grada, punëtoret profesionist ndjeheshin të fyer e përçmuar, se ku kishin bëre kapiten, epror e shef një dibiduz analfabet.


Punësime me vetëm një telefonatë. Punësime të miqve, rejave, motrave, shokëve, djemve, kushërinjve, familjarëve.

Aq shumë kishte shkuar nepotizmi (familjarizimi) nëpër institucione sa që thuhet së një komunë kur ishte martuar djali i kryetarit, komuna kishte shkuar në pushim atë ditë.

Punësime militante gjithandej plako…

Saqë nëse ke qenë naj person i përgatitur mirë profesionalisht, por që nuk e ke pas lidhjen familjare në pushtet, apo me partinë, kurrë bre hiç, ama bash kurrë hiç s’ke mundur me u punuar!

Aq larg kishte shkuar uzurpimi i shtetit sa që edhe trajnimet kur bëheshin si brenda vendit, po ashtu edhe jashtë vendit të gjithë ishin trajner militant e familjarë të lidhur me subjekte politike.

Bile, nganjëherë të shkonte mendja se edhe vizë në ambasadë nuk mundeshe me marr po nuk ishe i lidhur me pushtetin.

E pastaj njerëzit krijonin humbje në mijëra euro për tu pajisur më një vizë shengen, apo edhe një pasaportë serbe, vetëm e vetëm për të ikur nga ky vend.

Sa njeriun e kanë fut në depresion ajo qeverisja 20 vjeçare, në një libër 400 faqesh nuk kishim mundur ti përfshinim të gjithë!

Njerëzve ju kanë shkaktuar prishje në familje, duke kushtëzuar për plotësimin e favoreve nëse e donë një vend të punës, e ku ishte ai vend i punës në një shtet që ke kontribuar në vazhdimësi për me e rrit dhe zhvilluar atë shtet.

Po, veç ti nuk bën me punësua askënd!
Ti na ke premtua ndryshime, e jo punësime?

Nëse akoma po mendon kështu, hyni edhe lexoje edhe njëherë shkrimin!

Pra!

Kush po akuzon sot për punësim familjar e klientelist?

Këta disa po mendojnë që qytetarët po hajnë bar!

Nuk mbulohet dielli me shosh thuhet.

Komplet një drejtori me mbi 35 punëtorët e saj brenda, është në llupen e organeve të hetuesisë e drejtësisë, e këta dalin piskatin për punësime militante të kësaj qeverie?

Hec bre pash familjen!

Se asgjë nuk është hallakat akoma nëpër institucione të shtetit, se çka ka me dal në të ardhmen, krejt kemi me u habitur!

Ihaa…

Se me i marr me i mbledh që nga ardhja e kësaj qeverie, nuk janë punësuar më shumë se 200 persona, edhe atë mund të themi lirisht që shumica e tyre janë profesionist e jo militant partiak.

I’m right, ok! ____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush