• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Procesi i votimit të serbëve në Kosovë dhe ndërmjetësimi i BE në këtë proces.

ByEmrush

Mar 24, 2022

Kjo koinciodon me atë ngjarjen ku thuhej se në një mbledhje parish përpara shumë kohësh ishin mbledh disa njerëz të shumtë për të zgjedh kryesinë dhe kryesuesit.

Ata qe kishin qenë në krye të parie edhe me përpara, e në veçanti kryetari i saj po e hap takimin dhe po i drejtohet të pranishmeve “ unë jam kryetari, ky është nënkryetari dhe këta dy tre janë sekretari e ndonjë pozitë tjetër” e ju tjerët vazhdoni tash të zgjidheni kush ku”.

BE vjen në Kosovë dhe thotë se ne jemi këtu për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës!

Porse ata vazhdojnë ta ruajnë neutralitetin sa i përket statusit të Kosovës, pra janë me qëndrim të njëjtë me Serbinë kundrejt shtetësisë së Kosovës.

Ata vazhdojnë të ushqejnë apetitet serbe karshi Kosovës duke sjell presionin serb mbi shqiptaret dhe institucionet e Kosovës.

BE në asnjë rast të vetëm nuk është treguar e balancuar as në shtetësinë e Kosovës e as në zhvillimin e negociatave serbo-shqiptare!

Ata me retorikat politike meskine dhe dredhake qëndrojnë përkrah ledhatimeve mbi serbët, dhe aspak nuk çajnë kokën se me çfarë masash trajtohen shqiptaret e Kosovës.

Praktikisht vendi me i izoluar në Evropë, vendi me eksodin me te madh në Evropë, me varfërinë më të madhe në Evropë, dhe vendi me pa disponimin e zhvillimit të jetës se njerëzve në Kosovë, ata trumbetojnë mbi pakënaqësinë e tyre se si Kosova ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Es e mos plasë?!

Në shumë qytete të Evropës ka më shumë serb që jetojnë se në Kosovë.

Pra, me një popullate prej 3% te serbëve, që përbejnë jo me shume se 50-60 mijë serbë, e qe votues mund të jenë mbi 15-20 mije, vazhdon pabarazia dhe dyfytyrësia e BE-së ndaj Kosovës ec nëpër tokë të terur, sepse kurrë nuk ishte penguar e refuzuar nga askush.

Ky presion i palogjikshëm dhe aspak real, nuk bëhet në Malin e Zi ku edhe ata i refuzuan zgjedhjet serbe, kurse atje jeton një popullatë serbe afërisht 30% e qytetareve te Malit te Zi.

Nuk bëhet as në Maqedoni, e Kroaci e gjetiu!?

Shihet këtu që ka një alibi që nuk po funksionon nga BE dhe kuinti!

Kjo qeveri duket nuk është arritur të shantazhohet akoma nga ndërkombëtarët, dhe për rrjedhojë krenaria për të ruajtur shtetin, e duke mbajtur kokën lartë në qeverisjen e vendit, është në momentet e saja me ta mira!

A mundemi pa Gjermaninë, pa Francën, pa Italinë, pa Anglinë?

Po mundemi, thjeshtë, mundemi!

NE nuk mundemi pa Amerikën!

USA, ishte, është dhe do të jetë engjëlli ruajtës i etnisë Shqiptare!

God bless USA.

Long life uncle!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush