• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rritja e rublës Ruse në tregjet ekonomike.

ByEmrush

Mar 23, 2022

Perfekt!

Kjo intencë e iniciuar nga Rusia, që produktet e tyre të përcjellën me monedhën Ruse Rubla, duket plotësisht e menduar mirë, dhe e cila do të realizohet në mënyrë detyruese kundrejt shpenzuesve dhe partnerëve që përdorin produktet Ruse.

Përderisa Gjermania ka vartësi me mbi 70% nga gazit Rus, Anglia me mbi 50%, të pasuara nga Zvicra, Austria, shtete Skandinave, Kanadaja etj.

Çfarë prisnin tjetër ekonomistët perëndimor?

Mbi 80 miliard Euro vetëm Gjermania shpenzon në gazin Rus, dhe kjo kur kihet parasysh që edhe shtetet tjera derdhin në buxhetin e Rusisë mbi 50% të asaj që shpenzon Gjermania, atëherë vlera e mirëfilltë e konvertuar në mjete financiare nga Gazi Rus, kalon mbi 250 miliard Euro.

Normalisht që nëse pagesat fillojnë të zbatohen në Rublën Ruse, dhe atë në pagesa ndërkombëtare, monedha Ruse Rubla shumë shpejt mund të rreshtohet përkrah monedhave tjera që operojnë në botë.


Bile mund të konsiderohet oponencë direkte e Euros!

Tashmë vetëm banka qendrore Ruse do të duhet të përcakton modalitetet për kalimin e pagesave nga këndi valutor ndërkombëtar, në rublën Ruse.

Duket që menjëherë ka ndikuar rritja në tregjet ekonomike e rublës Ruse, kjo konfirmohet edhe nga shumë ekspert që përcjellin rublën Ruse për një kohë të gjatë.

Nuk është vetëm luftë për pushtimin e një vendi siç është Ukraina, është luftë për tu pozicionuar mirë dhe fortë në rrafshin botëror të Rusisë, si në aspektin politik, ushtarak dhe atë ekonomik!

Duket e menduar mirë kjo gjë!
Well!

Ani se disi shumë “njohës” të ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare, po mendojnë se janë duke luajtur futboll Rusët dhe Perëndimorët, ku ndeshja përfundon me fitues të Perëndimoreve me rezultat 2:0, hah!

Nuk zhvlerësohet një shtet që udhëhiqet nga një i krisur, ku bombën për shkatërrimin e botës e mbanë në dorë!

Prandaj, duket që zgjidhja duhet të jetë “vajtimi mbi të kaluarën që kanë krijuar makineri që varet nga gazi Rus”.


Kështu!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush