• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kosova në BE në vitin 2084

ByEmrush

Mar 12, 2022

Sipas trendit aktual të reformave që janë të lidhura ngushtë me Bashkimin Evropian do të duhen nga 38 deri në 68 vite për të realizuar ato.

Reformat që kërkohen nga BE vijnë si rrjedhojë për përmbushjen e standardeve që janë të lidhura me Bashkimit Evropian, e që për të qenë pjesë e familjes Evropiane duhet të përmbushen medoemos.


Dhe duket që shteteve të rajonit i duhen një shekull për ti arritur ato.

Well!

Dikush i bën përllogaritjet mirë dhe në afate të gjata. Dhe krejtësisht i din rrjedhat kur dhe çfarë do të ndodh me Ballkanin në përgjithësi, e me Kosovën në veçanti!

Ani ne akoma mendojmë se çështje kohe është futja jonë në BE.

Kam përshtypjen se perëndimorët e dinë edhe vitet që kemi me jetua ne, për tjerat mos të flasim?

Paramendoje Kosova me këtë trend të përmbushjes së reformave, pas 62 viteve do të jetë pjesë e BE-s.

Duket që Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, 2062 do të jenë pjesë e BE-s.

Kurse Shqipëria në vitin 2070 do të behët pjesë e BE-s.

Kosova në vitin 2084 do të jetë pjesë e familjes së madhe Evropiane, pasuar nga Bosnja e cila do të jetë pjesë e BE në vitin 2090.

Mirë, mirë duket që po ecim!

Çka po kqyrë be Gani, çka u bo?!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush