• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

A mund ta ndal qeveria rritjen e çmimeve?

ByEmrush

Mar 10, 2022

JO!

Në kapitalizëm të cilin e synojnë ne është një ekonomi e hapur, e pa kontrolluar nga shteti dhe me pak mundësi të dirigjimit të saj!

Pra, ekonomia nuk e ka ndjesinë emocionale, dhe për rrjedhojë në një treg ku liria ekonomike nuk është e varur, atëherë ajo shfrytëzon momentumin dhe determinon çmimin sipas kërkesës!

Nëse kërkesa është në dispropocion me ofertën, atëherë sa më e madhe që është kërkesa, oferta do të ketë vështirësi të furnizoj!

Prandaj oferta nuk do të jetë brenda suazave të mundësisë për të furnizuar kërkesën, dhe për rrjedhojë dhe në mënyrë automatike ka ndryshim të çmimit!

Si thoshte Prendi?

Pse të shitet me një çmim më të lirë, kur ka mundësinë të shitet më një tjetër çmim, edhe atë shumë më të lartë!

Ne mendonim se faktorët e tjerë që ndikojnë te kërkesa janë: të ardhurat e konsumatorëve, çmimet e mallrave, prirjet e konsumatorëve, numri i konsumatorëve, shijet dhe preferencat e konsumatorëve etj.

Por, jo , jo?


Është neglizhuar tej mase faktori panik. Praktikisht në një vend ku shumica e qytetarëve janë nën presion psikologjik të mediave dhe bizneseve se po paraqitet vështirësi në produkte të caktuara, kjo bën që të gjithë këta faktorët lartë të bien, e të ngelet vetëm një!

Paniku!

Kjo në formën psikologjike shpjegohet si manipulim masiv për përfitim, kurse në formën ekonomike tregu është stabil vetëm nëse gjendet produkti, nuk ka rendësi çmimi?


Njerëzit nuk e mendojnë se përse furnizohen kaq shumë me produkte që ndoshta deri dikur vonë as që ju janë dashur?

Njerëzit nuk e kuptojnë dhe nuk arrijnë ta shpjegojnë se nga kush kanë frikën kur panikohen deri në masën që më shumë kanë dëshirë të kenë 10 litra vaj, se një armë në shtëpi?
Apo se shqiptarët në vazhdimësi kanë  pritur pushtues, duke mos u mësuar që mbrojtja më e mirë është sulmi.

Dhe në fund?

Çfarë të duhet vaji, mielli, sheqeri, vezët, nafta, gazi nëse vjen një moment apokaliptik, apo nëse krijohet një konflikt i përmasave të Ukrainës, apo edhe më keq ta mendojmë, të na përsëritej koha e 99-ës!

Prandaj!

Në kapitalizëm nuk mund ta akuzosh një afarist se po bën biznes, ai nuk po të detyron me ble!

Çështje vullneti, për këtë arsye kjo thirret treg i lirë. Kërkoje dhe gjeje aty ku ty të përshtatët!


Ai (afaristi) e ka vlerën tejet të madhe përderisa e mban tregun e mbushur me produktet esenciale që i duhen qytetarëve të atij vendi.

Pastaj si rrjedhojë e kësaj, shteti përfiton edhe më shumë!

Në ketë rast duhet të kuptoni se?

Shteti dhe arka e shtetit po përfitojnë më shumë se shumë afarist dhe biznese të mëdha që operojnë në vendin tonë.

A e mbajtët mend lartë, kërkesa!

Dhe shteti po përfiton nga kërkesa jonë!

Targeti për buxhetin e vitit të ardhshëm prej gati 3 miliard eurosh po arrihet J

Dy kur përlahen, fiton i treti thoshin këtyneherë!

(Dy = shitësi + blerësi | i treti: shteti)

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush