• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Edhi shpresa, vdiq shpresa!

ByEmrush

Feb 26, 2022

Kur e kishin pyetur Shekspirin mbi zhgënjimin që njerëzit përjetonin në kohën e tij, ai ishte përgjigjur: “Unë gjithmonë ndjehem i lumtur. Dhe e dini pse? Sepse nuk pres asgjë, nga askush! Pritshmëritë gjithmonë lëndojnë, dhe zhgënjejnë.

Pra, mos krijo varshmëri ndaj pritjes!

Kjo tregon qasjen ndaj realitetit duke përfytyruar dhe shpërfaqur ambicien njerëzore.

Prandaj, dija dhe guximi janë të pandashme. Nuk mund të kesh dije e njëkohësisht të mos guxosh ta shfaqësh atë publikisht dhe në emrin tënd.

Njerëzit vazhdojnë të nëpërkëmbin vetën, dhe vazhdojë po ashtu të shkelin mbi profesionalitetin dhe intelektin e tyre të arritur me mund e djersë.

E pse?

Vetëm e vetëm që të tregojnë vija serviliteti të dëgjueshmërisë ndaj patronëve të tyre politik.

E si krijohen ata patronë?

Ata vijnë si rezultat i ndikimit tuaj publik dhe reputacionit tënd në shoqëri.
Praktikisht, dija, mençuria, profesionalizimi, bagazhi juaj e personaliteti yt bëhen shkallë për të arritur majat ata patronët tuaj politik.

Atëherë!

Nuk duhet dëmtuar veten deri në atë masë, sa që më përpara me paraqit vetën injorant e hipokrit, se sa të pranosh që lideri është gabim!

E kaluara

Kush e pa dhe po e sheh të sotshmen, e ka pa edhe të kaluarën kishte thanë Aureliusi!

Nuk ikën asgjë, e tëra është para këmbeve tona!

E vetmja gjë që ikën është jeta. Edhe atë shpejt ikën ajo, saqë ne e ndjejmë vonë, shumë vonë!

Ka një shprehje ku thuhet se “shpresa vdes e fundit”, por edhe ajo vdes dikur”.
 

Apo?

Edhi shpresa, vdiq shpresa!

Secili fillim e ka një fund!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush