• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Në Munih të Gjermanisë përfundoi Konferenca mbi sigurinë botërore

ByEmrush

Feb 23, 2022

Konferenca e Sigurisë Botërore në Mynih (MSC) e 58-të me radhë, e cila u mbajt nga 18 deri më 20 shkurt 2022, në vendin e saj të zakonshëm në Munih, nxori në pah një fakt tejet të theksuar shqetësues!

Në këtë Konferencë ishin pothuajse prezentë të gjitha vendet e botës të përfaqësuar me delegacionet e tyre. Këtu ishin edhe delegacioni nga Kosova e përfaqësuar nga nivelet më të larta të krerëve të shtetit.

Po ashtu pjesëmarrës ishin në nivele të larta edhe përfaqësues nga Amerika!

Duke filluar nga: Nancy Pelosi (Kryetarja i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit  Shteteve të Bashkuara)

Kamala Harris (Zëvendëse Presidente e Shteteve të Bashkuara, menjëherë pas Joe Biden, Presidentit të ShBA-ve).

Antony Blinken (Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara)

Kongresmen, Senator, Gjeneral të NATO-s përfaqësues të ShBA-së, njerëz më ndikim nga miqtë tanë Amerikan.
Bill Gates manjati dhe biznesimeni, zhvillues softuerësh, investitor, autor dhe filantropist  Amerika.

Pothuajse ishin mbushur mediat e portalet me foto nga takimet të ndryshme të delegacionit nga Kosova me përfaqësues të ndryshëm shtetesh e organizatash.

Por, delegacioni Kosovar nuk duket që lajmëruan në publik (së paku deri më tani) ndonjë takim të nivelit miqësor e zyrtar Shqiptaro-Amerikan.

Duket shqetësuese dhe e çuditshme injorimi e anashkalimi i miqëve tanë Amerikan kundrejt udhëheqësve dhe përfaqësuesve tanë.

Kjo tregon edhe të një të ardhme jo shumë premtuese, ku për rrjedhojë sado që ne mundemi të jemi duke e balancuar të kaluarën me të tashmen, Amerika është baza dhe forca e ruajtjes së etnisë dhe shtetësisë sonë për ekzistencë.

Sado që për disa çështje mbyllim njërin sy, realiteti duhet të shihen më të dy sytë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush