• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mbi nacionalizmin

ByEmrush

Feb 18, 2022

Te libri i ardhur nga Geroge Orvwell “Mbi Nacionalizmin” thuhet se të qenurit nacionalist, e duke shfaqur ndjenjat nacionaliste ajo çfarë është me theks të veçantë, është se një nacionalist mundet, apo se shfaq vetëm ndjenja negative. Libri mbartë ndikimet politike të shkrimtarit më vendimtar të shekullit të njëzet, idetë që kanë formësuar të menduarit e botës që nga ajo kohë.

Pra, si përkufizim merret se një person i caktuar mund të behët vetëm armik i oponentëve politik apo edhe kombëtare e shtetëror, pa zhvilluar ndonjë besnikëri zëvendësuese ndaj ndonjë njësie tjetër.

Me fjalë të tjera mund të behët nacionalist duke shfaqur vetëm armiqësi ndaj dikujt tjetër, por pa ndonjë sakrificë ndaj vendit të vet.

Një far nacionalisti sa për më i thënë dikujt që po e përdor këtë terminologji, sepse në fakt del më shumë se kozmopoliten.

Vazhdon Orwell.

Një nacionalist është ai që mendon vetëm, ose përgjithësisht, në termat e konkurrencës për prestigj. Ai mund të jetë një nacionalist pozitiv ose negativ, kjo do të thotë, se ai mund të përdor energjinë e vet mendore ose duke u mburrur përjetësisht mbi të kaluarën e tij, ose duke denigruar të kaluarën e tij apo edhe duke dëmtuar të ardhmen e tjerëve.

Por në çdo rast mendimet e tij janë gjithmonë të përqendruara te fitoret, disfatat, triumfet dhe poshtërimet. Ai e shikon historinë, në veçanti historinë bashkëkohore, si një ngritje dhe rënie e pafundme njësish të mëdha pushteti, përfundon Orwell.

Nejse!

Sot një nacionalist nuk mundet të përkufizohet në vetëm të kaluarën e tij, porse e ardhmja është ajo që rëndon më supet e secilit njeri.

Prandaj nacionalisti është një i uritur për pushtet, i zbutur nga vetëmashtrimi i cili është i aftë edhe për pandershmërinë më flagrante.

Nuk është shumë mençuri të vazhdohet edhe më tej me retorika boshe mbi marrjen dhe përvetësimin e historisë së Kosovës, kush çfarë bëri dhe kur bëri.

Historia e vërtetë kurrë njëherë nuk do të shkruhet deri në fund thoshte Aurelius,

Etapat të ndryshme që qytetarëve të Kosovës  ju kishin sjell vuajtje e sakrificë, janë dëshmi për kontribut ndaj atdheut, nuk ka kandar që i peshon.

Përjetimi lirisë vjen si rrjedhojë e asaj që shqiptarët në luftën e tyre për liri të dëshmojnë se ajo nuk ishte luftë individuale, ku për rrjedhojë të përfitojnë vetëm shtresa të caktuara, porse lufta për liri nuk do të pushoj kurrë, e këtë shqiptarët e kanë kërkuar ndër vite.

Të duash atdheun nuk ka afat kohor, dhe dashuria ndaj tij nuk bëhet për inati të dikujt po ajo buron nga ndjenja që ke ndaj shtetit, e ndaj atdheut.

Prandaj nëse ju shihni sot dikë duke u thirrur në nacionalizëm që shpërfaq të kaluarën, atëherë Orwell sërish thotë se “nacionalisti, jo vetëm që nuk neveritet nga bërat e kryera nga ana e tij, po ka një kapacitet mbresëlënës për të mbyllur veshët dhe për të mos dëgjuar fare për to”.

Kosova dhe qytetarët e saj duhet të gëzojnë të drejtën e barabartë në ndarjen e pasurisë publike.

Ata duhet të ndjehen si pjesë e Republikës dhe shtetit gjë për të cilën, duket që nga paslufta nuk e kanë ndjerë këtë.

Njerëzit do të vazhdojnë të shkruajnë atë që ndjejnë, atë që ju lejon ligji dhe kushtetuta nga e cila ua garanton lirinë e shprehjes dhe të fjalës.

Liria e vërtetë e shtypit është t’u thuash njerëzve atë që njerëzit nuk dëshirojnë të dëgjojnë përsërit për fund Orwell.

Andaj, të bëhemi patriot, e jo nacionalist!

Sepse, LIRIA është diçka që duhet të luftosh tërë jetën për të!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush