• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Bojkotoje prodhim serb

ByEmrush

Feb 16, 2022

Me vazhdua me ju arsyetua njerëzve pse nuk duhet të blini produkte serbe, kjo ndodh veç në vendin tonë!

Edhe argumentet janë shpenzuar tashmë duke ju kërkuar njerëzve që mos blini, e mos konsumoni produkte serbe.

Mos e ble bre njeri një produkt që e forcon armikun tënd. Mos i dërgo Euro të thata atyre, sepse duke konsumuar produktet e tyre, ndërmarrjet dhe bizneset e tyre vetëm po rriten. E kur bizneset e tyre rriten investojnë në infrastrukturë, zhvillojnë dhe rrisin hapësirën e të bërit biznes.

Pastaj duke parë zhvillimin e hovshëm të kompanive serbe,  vjen edhe interesi i kompanive botërore, brendeve të njohura që tashmë veçse kanë investuar në Serbi nga të katër anët e botës.

Bojkotoje produktin serb, dhe mos i ushqe hienat, banditët e kriminelët!

Kush e di sa ndihmën financiare këto kompani e kanë dhënë për zhvilluar ushtria, policia dhe paramilitarët dhunë, vrasje, plaçkitje në Kosovë.

Nuk po ka ndjenjë më të keqe se kur po e sheh dikën para teje te arka në minimarket duke paguar për produktin serb!


Katastrofë!

Sa vetëdijesim i ngadaltë, eu!

Për 22 vite është arritur 37% me zvogëluar shitjen e produktit serb në Kosovë.

Edhe sa duhet më arrit 100%.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush