• Sun. Sep 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Fenomeni i ikjes së të rinjve nga vendi vazhdon

ByEmrush

Feb 12, 2022

Praktikisht ky problem duket që askënd nga autoritet Kosovare nuk e shqetëson nga,  cilado anë politike qoftë ajo.

Me herët përfaqësuesi Amerikan Eskobar kishte tërhequr shqetësimin për ikën e rinisë nga Kosova, dhe kishte kërkuar nga organet shtetërore që të bëjnë diçka në parandalimin e kësaj dukurie tejet shqetësuese.

Shqiptarët vazhdojnë të krokasin duke vazhduar me të njëjtin avaz duke mos ndërmarrë asgjë në parandalimin e kësaj dhimbjeje që neve na kapluar. Autoritet vazhdojnë të thonë se lëvizjet e qytetarëve janë fenomen që po ndodhin në krejt Evropën?

Për dy muaj kanë aplikuar për viza punë në Gjermani më shumë se 105  mijë Kosovarë.

Për një muaj aplikuan për vizë në ambasadën e Zvicrës, që i bien për dy muaj 24 mijë persona kanë dorëzuar kërkesën për tu pajisur më një vizë Zvicerane.

Ambasadori Gjerman tha se po shikojnë të ndërpresin në mënyrë të detyrueshme të gjitha aplikimet për viza në ambasadën Gjermanë në Kosovë.

Zviceranët kanë shtyrë kohën për tu pajisur me një termin për të dorëzuar dokumentet për vizë.

Përfaqësuesi Amerikan Eskobar po ashtu shprehu shqetësimin e madh sa i përket fenomenit të ikjes masive të të rinjve nga vendi..

Ku jemi ne në ketë mes?

Ah po, po!

Normalisht, zotëria i parë, liria e shprehjes, ngritja e çmimeve, inatet politike, edhe nime tu u marr me kundërshtitë e çdo gjëje në mes vete, sepse duket që nuk kemi kohë njëherë për gjëra më të imëta, gjëra të klasifikuara të një niveli të ultë, shumë të ultë.

Hajt ebu, kujt nuk i rrihet le të ec…

Si të gjejnë më mirë, lë tna thërrasin edhe neve, kukurisin shqipet!

Hipotetikisht:

Nëse në Kosovë janë 115 mijë punonjës nga sektori publik, e 550 mijë nga sektori privat.

Popullsi totale me 1.8 milion banor, më një moshë relativisht të re, që diku mbi 370 mijë mendohet që janë minore, janë nxënës të shkollave, fuqi që nuk është e aftë për punë, sipas ligjit.

Dhe mbi 260 mijë pensionist të skemave të ndryshme sociale, invalidore etj.

Atëherë ky trend nëse nuk do të ndalet, këtu mendohet që për 2-4 vite 500 mijë veta do ta lënë Kosovën.

Kjo nuk ngërthen në vete vetëm ikjen normale të një pjesë të popullatës, por ikjen e shtrese që mban gjallë vendin, një shtresë që ndikon direkt në rritjen e natalitetit duke ndikuar në baraspeshën me mortalitetin.

Besoj se ne duhet të fokusohemi tashmë në vetëm ketë fenomen, të gjitha të tjera zhvillime nuk kanë relevancë.

Esenca thelbësore për mbijetesën e një vendi siç jemi ne, është shtresa e saj rinore, RINIA pra!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush