• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shqiptarët dhe problemi i Ukrainës

ByEmrush

Feb 15, 2022

Ukraina dhe banorët e saj Ukrainasët, nuk kujtohen edhe shumë për të mirë kur behët fjalë për raportin i tyre kundrejt Shqiptarëve.

Si rrjedhojë e kësaj ne më shumë po e shohim konfliktin në ardhje, edhe pse nuk mendohet që do të dal jashtë rrugës politike zgjidhja e saj, si konflikt që ka të bëjë me urrejtjen Ruse ndaj mbështetësit tonë Amerikës.

Pra, me futjen e forcave të NATO-s në Kosove e në kuadër të saj kishte edhe forca Ukrainase, duket që atëherë nuk ishin pritur mirë nga banorët shqiptar.

Edhe më keq, ata u rreshtuan përkrah mbrojtjes së rezolutës 1244 së bashku me forcat Rumune, e ndonjë shtet që Kosovën nuk e kishin njohur si shtet, porse vazhdonin të operonin në Kosovë.

Konflikti u Ukrainës me Rusinë, nuk besoj që duhet të bjer mbi supet tona si shqetësim dhe brengë!

Lufta si luftë, duhet të merret me rezerva, sepse luftë të mirë nuk ka, e për pasojë të saj lufta sjellë vetëm humbje, vuajtje dhe kthimi mbrapa në të gjitha sferat jetësore.

Sido që të jetë pasojat e një luftë të mundshme në mes këtyre dy shteteve, duhet të na nxjerr një mësim, se Aleanca jonë e përhershme me ShBA-të duhet të jetë imanente, e padiskutueshme dhe e përjetshme.

Raste të shumta ku Ukraina me ushtarët e saj janë rreshtuar kundër shqiptarëve ka të shumtë. Vlen të theksohet vrasja e protestuesve në Kosovë nga Policët Ukrainas dhe Rumun, pastaj lufta e shqiptarëve të Maqedonisë, ku ushtria Maqedonisë kur nuk ishte ndihmuar nga asnjë shtet, dhe e cila pësonte humbje të një pas njëshme nga luftëtarët shqiptar UÇK, e vetmja që e kishte ndihmuar ishte Ukraina me helikopterët dhe ushtarët e saj.

Prandaj si në çdo lëvizje nëpër botë ku aleancat rreshtohen dhe ndahen në pole të kundërta, edhe ky momentum është i tillë. Ukraina u rreshtua përkrah Perëndimit, NATOS, Evropës e ShBA-ve, atëherë detyrimisht ngjarjet atje nga ne shihen nga këndi emocional, e assesi nuk ka ndonjë ndjesi as kombëtare e as shpirtërore, përkundrazi bile.

Mos brengosuni shumë, se sipas statistikave Ukrainasët po klasifikohen të njëjtë pothuajse si Ushtria Afgane, pra nuk kanë ndonjë ndjeshmëri të theksuar për shtetin e tyre, më një fjalë qytetarw frikacak.

Duket që koincidon paksa edhe me shqiptarët kjo gjë, fatkeqësisht.

Nëse po mendohet akoma sot se të tjerët do të luftojnë për vendin tënd, duhet të ndërrohet kjo strategji, sepse nuk ndodh më!

Atëherë problemin tënd kur e negociojnë të tjerët, lëshimet karshi armiqve do të jenë të dhimbshme.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush