• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Modestia shqiptare

ByEmrush

Jan 25, 2022

Nganjëherë të vjen të mendosh nga çfarë këndi na shikojnë këta Evropianët, që vijnë në përfundime të këtilla!

Edhe për të 2030-ën Evropianët nuk po arrijnë të pajtohen se shqiptarët duhet të jenë pjesë e kësaj familje, pra nuk dëshirojnë në gjirin e tyre etni siç jemi ne.

Po ç’ faj kanë tash këta?

Me u ndal dhe me gjykua lirë e qetë, me mendje të ftohur e sheh që ndoshta edhe nuk kanë faj këta?

Të gjitha tiparet për tu stigmatizuar po thuajse i posedojmë!

Gënjeshtrën, mashtrimin, dyfytyrësinë, interesin, sabotimin, krekosjen, korrupsionin, paditurinë kolektive e promovojmë tej mase, hipokrizinë, dembelinë, dhe si desert në fund tradhtinë.

Mjafton të jesh dëshmitar e ditëve të fundit i ngjarjeve në vend andej e këndej kufirit,  besoj që nuk do shumë koment.

Një gjë që duket të një pjesë e mirë e njerëzve është se kanë të zhvilluar shumë naivitetin, pra njerëz shumë naiv, të padjallëzuar.

Nuk duhet promovuar edhe shumë modestinë thoshte dikur një miku im…

Bazuar mbi këtë Konica kishte nxjerrë një mësim: Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit.

Pra!

Atëherë kur fillojmë të vlerësojmë vetën, e kur fillojmë të çmojmë dhe vlerësojmë rrethin që punojmë e bashkëjetojmë me ta, atëherë besoj që nuk do jetë i largët viti 2050, vit që do të bëhemi pjesë me popujt e qytetëruar dhe të civilizuar.

Me gjithë atë, njeriu i zgjuar përherë është modest.

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush