• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Investimet në sigurinë e Republikës

ByEmrush

Jan 15, 2022

Kosova për të ruajtur stabilitetin dhe ekzistencën e saj duhet të zhvilloj dhe investoj në ushtri dhe shërbime inteligjente.

Ajo si rrjedhojë imanente e kohës dhe përbërjes së saj rajonale ku shtrihet, duhet të projekton të ardhmen e saj si vijon:

  1. 15 mijë ushtarë aktiv të shpërndarë nëpër kazermat përreth Kosovës
  2. 25 mijë ushtar rezervist të gatshëm në mbrojtjen e atdheut.
  3. 2500 ushtarë të trajnuar profesionalisht në nivelet më të larta (të ngjashëm si marinsa apo navy Amerikan).
  4. 1500 ushtarë të gatshëm që do të kontribuonin përkrah aleatëve nëpër misione në ruajtjen e paqes në botë.
  5. 5500 njerëz, garniturë e trajnuar inteligjente të përfshira nëpër të gjitha institucionet e vendit.
  6. 20% e buxhetit duhet të investohet në ushtri dhe këto shërbime inteligjente (2.7 miliard x 20% = 540 milion euro).

Pavarësisht që ne themi se të ardhmen tonë nuk e negociojmë, ai moment herët a vonë do të vijë. Do të kërkohen sakrifica, do të ketë përulje padyshim!

Por, për të gjetur forcën, energjinë, përkushtimin, guximin dhe vendosmërinë, duhet të përmbushim këto pika më lartë që shkruajtëm!

Në terren duhet të jesh palë e barabartë me kundërshtarët nëse dëshiron të trajtohesh edhe në tavolinë e barabartë.

Mbi të gjitha në duhet të rrisim vetëdijen për të kaluar sprova të këtilla nëpër të cilën po kalon vendi!

Duket që drejtësia në botë ka formën e draprit, për këtë thuhet “i drejtë si drapër”.

Republikë me sovranitet të leckosur.

E tillë nuk duhet të mbetet!

____
ESH

___________
publikime.com

[Photography: Ushtria e Kosoves]

By Emrush