• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Viti i mbrapshtë

ByEmrush

Dec 28, 2021

Covid19, Covid delta, Covid omicron.

Izolim, humbje, borxhe, pikëllim, stres, mërzi, përmallim!

Vit më të brishtë e vit me pa lidhje se qeky 2021-ta (për dikë), shpresojmë të mos vijë më!

Ëeihnacht, ndërrimi i mot moteve, vitin i ri duhet të na sjellin më shumë hare dhe gëzim.

Ndarja në mes 2021-ës dhe 2022-ës të jetë ogur i së kaluarës kundrejt shpresës për një të ardhme!

Nëse kështu vazhdojmë akoma, është njëjtë si me fajësua pasqyrën për pamjen tonë! (A ka faj pasqyra që shpërfaq realitetin, jo!)

Ooj ti!

Mbajeni mend…

Për dritë të diellit është e kjartë se nuk mund t’i zgjedhim problemet nëse i përdorim mjetet dhe njerëzit të cilët i kanë krijuar ato.

 “Nuk ka kuptim të vazhdoni të bëni të njëjtën gjë dhe të prisni për rezultate të ndryshme” kishte porositur Einstein.

Më me shumë kënaqësi po përcjellim këtë vitin e vjetër, se që po presim nga ky viti që po vjen!

Kjo përkon më atë thënien sportive që: “më shumë u gëzova që humbi ai, se që fitove ti”…

____

ESH

__________

publikime.com

By Emrush