• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rënia dhe zëvendësimi

ByEmrush

Nov 30, 2021

Me gjithë që numërohen disa të meta ndër shqiptarët, një tjetër që e karakterizon siç duket pandashëm është edhe intenca e të menduarit se nuk bien kurrë!

Dhe duke menduar që vetëm individ të caktuar duhet të mbesin në krye, duke ngelur aty përgjithmonë, thuajse janë zbritur nga qielli?

Praktikisht, duke u zhvilluar me egon unë e vetëm unë, ata harrojnë që prona e përbashkët publike është e përbashkët, e tillë ishte dhe e tillë do të mbetet.

Investimet nuk janë individuale, por janë kolektive, për rrjedhojë të kësaj asgjë nuk është absolute, gjithçka është relative ka thënë Einstein.

Edhe pse shumica nuk kishin as përgatitjen profesionale e as intelektuale, pavarësisht kësaj ata shfrytëzuan të gjitha benifitet dhe të mirat e shtetit, normalisht ketë ja mundësonte subjekti politik, se kështu dibiduz skajshmërisht, ose profesionist i vetëquajtur!

Ai ishte ndërtuar në parti si “kuadër” dhe pastaj ai i di të gjitha, ai nuk bën të shkarkohet, e as nuk bën të ndërrohet!

Ai nuk mund as të zëvendësohet, se po i ndodhi kjo menjëherë fillojnë etiketimet si hakmarrje politike!

Atëherë të vjen të pyesësh?

Nëse të tjerët s’po dinë, qysh po i ka ditë ai?

Veç ai din. Veç ai është profesionist. Veç ai duhet me përfitua!

Veç ai, familja dhe klientela e partisë duhet të jenë të privilegjuar!

Edhe nëse babagjyshi i tij e ka shkruar njëherë diku në një mur të shkollës K.R (që i ka ra të jetë Kosova Republikë), tashmë pas 30, 40, 50 viteve krejt duhet ti rrinë në këmbë atij, duke i hequr kapelën tërë jetën e lume!

Nuk ka dert nëse ai e ka kryer një fakultet para 15 viteve, edhe kurrë më asnjë libër se ka lexuar, e mos të flasim më me u avancuar në profesion!
Kurse bota moderne, teknologjia, shoqëria sociale, zhvillimi ekonomik tashmë kanë arrit majat e piedestalit më të lartë në planet.

Pastaj!

Me përfundimin e tij nga rrugëtimi politik, mendohet që gjithçka përfundon!

Apokalipsi po troket në derë, u shembën trojet, dhe vendi nuk po zhvillohet nga humbja e të tillëve profesionist!

Malet e fushat po rënkojnë!

Nëse ka një karakter të fortë, e nuk ju ka bëre njerëzve të këqija, dhe ka punuar si njeri i  përkushtuar ndaj vendit, ndaj atdheut e ndaj qytetarëve, nuk duhet të ketë frikë, duhet mbajtur kokën lartë!

Disa do të ecin tërë jetën e tyre kokë ulur si duket, si pasojë e veprimit të tyre nuk do të trajtohen më as nga familja e tyre.

Pra njerëzit akoma nuk po mund të mësohen se pas çdo dështimi, pason ndëshkimi e nuk mund të shpërblehet, edhe nëse janë pritjet!

Si rrjedhojë njerëzit duhet të mësohen se edhe pas humbjes ka jetë.

Kanë rënë dhe do të bien!

Të gjithë janë të zëvendësueshëm!

_____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush