• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përfituesit politik në të gjitha etapat qeverisëse.

ByEmrush

Nov 9, 2021

Përfituesit politik në të gjitha etapat qeverisëse.

Atëherë!

  1. Ai bën të shfrytëzon çdo mundësi të hierarkisë nga subjekti politik që vjen.
  2. Ai bënte të mbante dy, tre e më shumë vende të punës.
  3. Ai bën të punësohet në një ndërmarrje publike, duke ruajtur vendin e punës në një ndërmarrje tjetër publike.
  4. Ai bënte të ishte këshilltar te një ministër, në një vend tjetër si nëpunës shtetëror.
  5. Ai bënte të shfrytëzoj çdo benifit që i ofron shteti, për fatin e tij të mirë subjekti i tij kur qeveriste me vendin për 20 vite rresht.
  6. Ai bënte besa me kalua nga një institucion në tjetrin, pa konkurse fare.
  7. Ai bënte me u transferua nga njëri qytet në tjetrin me punë shtetërore.
  8. Ai bënte me shfrytëzuar makinën e shtetit 24 orë në 7 ditë, edhe vikendeve.
  9. Ai bënte me parat e taksapaguesve vetëm pse ja kishte mundësua qeverisja nga subjekti i tij politik të shfrytëzon telefonin, mbushjen elektronike, kredit kartelën me para të shtetit, blerjen e gardërobës, ushqimin me racionet ditore të panumërta.
  10. Ai bënte me punësuar gruan, djalin, vajzën, dhëndrin, nusen e djalit, motrën, vëllain, nusen e vëllait, vajzën e agjës, motrën e gruas, nusen e mikut etj, etj.
  11. Ai bënte besa edhe bën (niveli komunal) edhe me shfrytëzua pozitën publike institucionale përmes ndikimit të tij me punësuar femra e “shfalerka”.
  12. Ai bënte me shfrytëzua pozitën shtetërore përmes ndikimit të tij në konkurse për të punësuar familjar, miq, shok etj.
  13. Ai bënte edhe me marr bakshishe duke shfrytëzuar ndikimin e tij për të punësuar njerëz e duke ju marr të holla për një vend pune.
  14. Ai bënte me ushtrua ndikimin edhe të fituesit e tenderëve duke favorizuar kompani për të cilat ai mendote se duhet të kryejnë punët me paratë e taksapaguesve.
  15. Ai bënte të dërgoj fëmijët nëpër institucione private për shkollim.
  16. Ai bënte ti dërgoj fëmijët nëpër studime themelore jashtë Kosovës duke paguar vitin mbi 55 mijë dollar.
  17. Ai bënte ti dërgoj fëmijët nëpër universitete prestigjioze botërore për studimet post diplomike, specializime.
  18. Ai bënte të ketë edhe biznes krahas punës publike që mban.
  19. Ai bile mundet të jetë milioner pa bërë fare biznes.
  20. Ai bën të vazhdoj ti frikësoj njerëzit dhe ti shantazhoj duke shfrytëzuar institucionet shtetërore, që këto institucione janë të krijuara dhe mbahet nga taksat e qytetarëve.
  21. Ai bën mos me pagua taksa, bën me ju shmang tatimeve në të gjitha format.

POR!

Pooooooooor!

Ti duhet të qëndrosh besnik nga subjektit që ke kontribuar tashmë për 20-30 vite me radhë.

Pra, ti nuk duhet të ndërrosh anë, sepse je i djathtë, i majtë, i mesëm, je pro amerikan, je institucionalist!

As ti as familja jote nuk bën të ndërron, ju jeni votues besnik.

Ju nuk jeni vetëm votues të thjeshtë.

Ju jeni idealist, jeni pacifist, jeni bashkëkohor, jeni tradicional, jeni njerëz të devotshëm.

Fëmijët tuaj nuk duhet të votojnë të ndikuar nga prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Dictum!

Ju nuk bën të ndërroni anë, sepse rrjedhimisht ju nuk jeni për ndryshime!

Ju jeni për vazhdimin e kësaj gjendje ku sundon dhe përfiton vetëm ai që ishte për 20 vite në krye nëpër gati të gjitha institucionet.

Ti duhet të vazhdosh të jesh një njeri skllav, ku na vazhdimësi do ti nënshtrohesh patronit tënd.

Sot ai të thërret të qëndrosh stoik ndaj subjektit me fjalë dhe me mjete joshëse financiare.

Dikur më vonë nuk përdor këtë mënyrë të thirrjes ndaj teje.

Dikur më vonë do ta përdor shtagën!

Hapi SYTË!

Nëse lejon të vazhdon kjo gjendje, jeta jote, e ardhmja jote dhe e fëmijëve tu akoma do të jetë në duar të tyre.

____
ESH

___________
publikime.com

[sentencë: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]

By Emrush