• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Problemi i ngrirë i veriut të Kosovës drejt zgjidhjes

ByEmrush

Sep 30, 2021

Tendencat për të paraqitur intervenimin e Forcave Speciale në veri të vendit për të zbatuar reciprocitetin me Serbinë, dhe për të vendosur rendin dhe ligjit në atë pjesë që nuk është bërë që nga paslufta, si konflikt që mund të qon drejt një problemi të ngrirë, e duke e lidhur edhe me rajone të tjera nëpër botë, nuk qëndron.

Problemi i veriut të Kosovës si tërësi është veçse problem i ngrirë edhe atë për më tepër se 21 vite.

Tash duket koha e fundit për ti lëvizur gjërat nga problemi i ngrirë drejt gjetjes së një zgjidhje që do të garantonte tërësinë territoriale të Republikës.

Problemi i ngrirë dhe vazhdimi i gjendjes së status quo’s, siç ka vazhduar deri më tani ka qenë interes i vetëm serbo-rus, dhe bandave kriminale të nëntokës së biznesit.

Republika e Kosovës duhet të lirohet nga kjo varrë e hapur që nuk po e lenë as të zhvillohet, as të integrohet, as të merr liberalizimin dhe as të mund të vazhdoj me rritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike për qytetarët e saj.

Dërgimi i forcave speciale ka bëre që gjërat të lëvizin në drejtimin e gjetjes së zgjidhjes, dhe hapjen e problemit drejt ndërmjetësimit ndërkombëtarë.

Prolongimi i gjërave dhe zvarritja e probleme kurrë asnjëherë nuk ka qenë në interesin e shqiptarëve, kjo ka bëre që nuk shumë të humbim edhe fuqinë tonë politike karshi vendit tonë, dhe po ashtu rënien e reputacionit karshi bashkësisë ndërkombëtare.

Tregimi i pafuqisë sonë për të ndërtuar shtet, dhe varësisë për mbijetesë të republikës sonë ndaj faktorëve të jashtëm, ka bërë që ne as mos të trajtohemi palë në zgjidhjen e problemeve të vendit tonë.

Për këtë arsye në vazhdimësi bisedimet gjithnjë ishin zhvilluar për territorin e Kosovës, dhe plotësisht në dëm të saj, e ne nuk jemi pyetur fare!

Veç letrat për nënshkrim i kemi parë mbi tavolinë!

Prania e fuqisë sonë ekzekutive duhet të jetë atje, dhe për rrjedhojë bashkëpunimi në mes faktorëve relevant ndërkombëtare që gjendet në terren duhet të jetë maksimum.

E mira e shkuarjes së forcave tona speciale në veri të vendit, ka dhënë disa benifite plotësuese si duket.

1. Tashmë KFOR-i do të jetë permanent atje, me bazat e tija dhe pikat e kontrollit të tij.

2. EULEX-i do të shtoj praninë e saj mbështetëse me trupat policore të Kosovës, për të mbrojtur pikat doganore dhe instalimin e administratës shtetërore të Kosovës në tërë territorin e saj.

3. Ndalimin e kontrabandës dhe identifikimin e grupeve kriminale që kanë operuar për kohë atje.

4. Orientimin e biznesit dhe zhvillimit ekonomik kah tregu i Kosovës, dhe largimin nga ai serb.

Pra, problemi nga i ngrirë, po kalon drejt një zgjidhje të ngadalshme.

Shpresojmë për mirë.

Ani bllokadat e serbëve të vendosura në rrugë lë të vazhdojnë!

Mos të prekën ato!

💪

____

ESH

____________

publikime.com

By Emrush