• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Jeta përtej pikës.

ByEmrush

Sep 28, 2021

Kështu!

Nëse ju mbaheni për profesionist e intelektual të një rangu me ndikim në shoqëri, është kërkesë imanente natyrale të thuhet vetëm e vërteta.

Pra e vërteta është tipar i njeriut intelektual, dhe karakter i njeriut profesionist.

Një dhe vetëm e vërteta.

Nuk ka dy të vërteta!

Bazuar mbi këtë Konica thoshte “Njeriu që thotë të vërteten e kohës së vet e thotë për të gjitha kohët”.

Nuk mund ti vëni gjerave pikë, sidomos kjo nuk duhet të ngjan nga një profesionist që ka kaluar përmes faqeve të librit për të arritur nivelin intelektual, aspak nuk është e hijshme e as etike.

Kuadrot e mirë formuara flasin të vërtetën, dhe punojnë duke u bazuar mbi parimin e realiteti dhe të vërtetës po ashtu.

Askush nuk është i lindur për pushtetin, dhe si rrjedhojë e kësaj ndryshimet medoemos duhet të ndodhin, nëse për asgjë më shumë jo, për hir të atyre rreshtave që i kanë përshkuar duke i lexuar intelektualët dhe profesionistët.

Sepse:

Gjithmonë del dikush që ta fshinë pikën, e në vend të saj ta vendos presjen!

Kur përmendej emri i shpikësit Tomas Edisonit vihej PIKA.

Më pas erdhi shpikësi Nikolla Tesla, i hoqi pikën Edisonit dhe i vuri presjen. Pastaj kur përmendej Tesla vihej PIKA.

Pas këtij erdhi Rifat Gjota, u hoq PIKA dhe u vendos presja.

Kështu ecën gjërat në një shtet normal dhe në një shoqëri demokratike.

Fiton njëri, hip në pushtet, qëndron 4 vite, bie poshtë, shkon…

Mbahen zgjedhjet…

Fiton tjetri, hip në pushtet, qëndron 4 vite, bie poshtë, shkon…

Ky parim do të vazhdon. Askush nuk do të mund ti vë pikë gjërave.

PIKA nuk i është vërë as jetës, ka mbetur diçka të imagjinohej edhe përtej saj.

Mos ju vërini gjërave PIKË o intelektual!

____
ESH

____________
publikime.com

[PS: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]

By Emrush