• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zgjedhjet dhe kthimi mbrapa në kohë

ByEmrush

Sep 23, 2021

Edhe….

Ku u kthyem?

Mbrapa në kohë për 20 vite jemi kthyer përgjatë kësaj fushate elektorale te zgjedhjeve komunale 2021.

Imagjinojeni njerëz shekulli 21, viti 2021!

Sërish retorika e njëjtë: kanalizimi, ujërat e zeza, impiantet, ujësjellësi, mbeturinat, hapja liqeve prej mbeturinave, heqja e vadave.

Shtrimi i rrugëve me asfalt 1.60 cm, shtrimi i trotuareve shkel e shko, ndërtimi i

  • Paramendoje hey.
  • Premtime me ju shtrua familjeve rrugën me zhavorr, të cilët jetojnë në zona rurale. Premtime për hapjen e gropave skeptike për ujërat fekale (jashtëqitjet e njeriut), av av!
  • Premtime me ju hap rrugën dimrit (ndeshi mos me mbet mbyllur).
  • Premtime me ju dërgua rrymën e fortë, e me ju heq problemin me tensionin e ultë.
  • Premtime për ujë 24 orë, paramendo ujë 24 orë!

Shkojmë!

Premtimet që janë bërë mbi 10, 15 e 20 vite sërish janë në programin e subjekteve.

Do ta rregullojmë shtratin, do ta rregullojmë lumin, do ti heqim telat e rrymës, do ti mbyllim gropat, do të ndihmojmë të varfrit, do të hapim rrugët, do të, do të!

Kur do duhej ne të flasim për!

  1. Sigurimin shëndetësor.
  2. Barazinë sociale.
  3. Ndërtimin i parqeve.
  4. Rritjen e mirëqenies ekonomike
  5. Shlyerjen e kredisë dhe borxheve
  6. Punësimin meritor
  7. Zhvillimin e ideve përmes konkurrencës
  8. Ndërtimin e qendrave rekreative dhe sportive
  9. Ndërtimin e zonave biznesore, ekonomike
  10. Sjelljen e investitorëve
  11. Kënde të lojërave për fëmijë
  12. Rritjen e cilësisë dhe shërbimeve shëndetësore
  13. Ofrimin e sigurisë për fëmijët tanë
  14. Shtigje për ecje
  15. Ndërtimin e shtëpisë për të moshuar
  16. Zgjidhjen kadastrale të pronave
  17. Kalimin e të merituarve në konkurse
  18. Hapjen e një kinemaje
  19. Etj, etj, etj, vazhdon….

A i ka shkua mendja dikujt që ti bëj vetes një pyetje?

Nëse do e thërrasësh një mik/e, një dost të të vizitoj qytetin tënd.

Ku do i propozoje ta dërgosh?

Sërish mbetem te mendimi se mos liberalizimi i vizave, na ka futur trurin në karantinë!

Ne mendojmë që gjithçka sillet rreth Kosovës.

Shikoni shtetet ku kanë arritur me zhvillimin e jetës së qytetarëve, përdorni youtube, google search!

Kështu që bëj kujdes të lutem.

Ndërtimi i të ardhmes sonë e fëmijëve tanë varet nga ne, plotësisht nga NE.

Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!

____
ESH

____________
publikime.com

Photo: epde. org

By Emrush