• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vaksinimi mobil i qytetarëve

ByEmrush

Aug 26, 2021

Për që kemi qejf ti koklavisim punët, e ti bëjmë aq të përziera sa që me të drejtë nganjëherë thonë i ka humbur fija.

Është interesant fakti se përderisa nëpër Evropë, njësi mobile shëndetësore me mjek dalin nëpër sheshe dhe rrugë për të vaksinuar qytetarët, te ne krejtësisht e kundërta ndodh.

Një qendër vaksinimi për 100 mijë banor e 300 mijë banor, radha të gjata të pritjes për të marr vaksinën, e përse bëhet tërë kjo, askush nuk qytetarët e rëndomtë nuk kanë idenë.

Ambulanta dhe staf mjekësor ka sa duash, profesionist të vullnetshëm shëndetësor janë në gjendje gatishmëri që të vaksinojnë qytetarët ndoshta më me pak se 48 orë.

Shkojnë dhe bllokohen të një qendër, duke krijuar radhë të gjata pritjeje të qytetarëve krejt pa lidhje, e në anën tjetër ekziston zgjidhja!

Por, s’di s’di!

Disi kënaqemi kur shohim njerëz duke pritur nëpër radhë, kah do dhe kudo ku krijohen radhët e gjata të njerëzve disi na gëzohet shpirti.

Si nëpër banka, si nëpër ambulanta, si aeroporte, si komunë e kudo që bëhet shërbime me qytetar, bëhet shumë interesant kur del ai sigurimi te dera për t’ju bërtitur “mos u shty, nuk mundesh me hy, rreshtohu dhe prit si krejt të tjerët”, ku ai sigurimi behët pastaj njeriu më i rëndësishëm për ato pak qaste.

Në Austri me sa më ra me lexua, ekipe ambulantive për vaksinim po shkojnë nëpër minimarkete, shkolla, fabrika, qendra tregtare dhe vende ku numri i qytetarëve është më i madh.

Do të ishte një zgjidhje perfektë po të fillonte edhe të ne të praktikohet kjo formë e vaksinimit.

Foto 1: Zvicër
Foto 2: Kosovë

____
ESH

____________

publikime.com

[Translate: impfen – vaksinim ]

By Emrush