• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zbulimi i Amerikës dhe ai i Kepit të Shpresës së Mirë

ByEmrush

Aug 23, 2021

Normalisht përgjatë kohës kur je i lirë, për të mos pushuar truri shumë ja vlen të lexohet nganjëherë.

Ky libri më i ri i përfunduar “Historia e Origjinës” nga autori Amerikan David Christian, ish interesant për faktin se gjithçka e kishte lidhur me origjinën.

Pra përmes 12 kapitujve kishte shpjeguar mbi origjinën që nga Big Bengu, tek yjet e parë, sistemi ynë diellor, jeta në tokë, dinozaurët, homo sapienët, perandoritë e deri te udhëtimi në hënë dhe globalizimi masiv.

Nejse!

Ajo çka të impresionte e vërtetuar shkencërisht përmes këtij botimi ishte se:

Zbulimi i Amerikës dhe ai i Kepit të Shpresës së Mirë janë dy prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Përderisa Amerika u zbulua, fati i njerëzimit udhëtoi pastaj nëpër ujëra të qeta dhe më një shpresë të madhe të zhvillimit të madh shkencor dhe teknologjik.

U hapë mundësia e njerëzimit për liri, zhvillim, shkencë dhe jetë!

Libri shpjegon statistikat mbi historinë e njerëzimit në epokat e holocenit dhe antropocenit e kishin lidhur jetëgjatësinë e pritshme të njerëzimit me energjinë e shpenzuar për frymë.

Diferencimin diellor dhe procesin gjatë të cilit toka u nxeh, u shkri dhe u nda në shtresa me dendësi të ndryshme si bërthama, manteli dhe korja.

Gjenomi si informacion i ruajtur në ADN-në e çdo qelize që rregullon funksionin e saj dhe i mundëson të riprodhojë kopje të sakta të vetvetes. E duke vazhduar me globalizmin, inflacionin, katalizatorin, kapitalizmin, metabolizmin, natufianët, niveli trofik, vrima e zezë e deri të zonat e botës.

Mirë!

Nuk po them se jua kisha rekomanduar për lexim, se libri kish 422 faqe, dhe pastaj edhe ashtu njerëzit po thonë po shkove ma shumë se 20 rreshta shkrim dije që nuk të lexon askush.

Esenca e shkrimi!

Vlen të theksohet dhe dijeni që jo vetëm fati ynë është i lidhur me Amerikën, por edhe fati i njerëzimit dhe rrjedhimisht jeta në tokë është e lidhur me të.

Prandaj Investitori kryesor i motorit me avull James Watt, Matthew Boulton kishte thënë “Unë, i nderuar zotëri, shes këtu mallin më të kërkuar në botë. FUQINË!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush