• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Metropolet Evropiane dhe lashtësia e tyre

ByEmrush

Jul 2, 2021

Nga qendra e Munihit kishim marrë synim që të vizitojmë Zvicrën në 2013-ën, ishte bërë rrugë mbi 70 km, dhe akoma tabela lajmëronte München (Munich, Minhen).

Ore, po flisnim sa ishim duke vozitur veturën tonë nëpër auto udhët Gjermane me tabelat që posa kishin dal RKS, rrugë të cilën e kishim marr nga Gjilani drejtë Prishtinës pwr ta marrw njw shokun tjetwr duke u kompletuar njw ekip prej 4 vetash. Prej Prishtinws drejt Shkodrës, Ulqinit, Dubrovnikut, Zagrebit, Lubjanës, Klagenfurtit, Mariborit, Grazit, Vjenës, Linzit, Salzburgit, Munihut, Bregenzit, St.Margareten, St.Gallenit, Zurichit, Aaraus, Bernit, Lozanës, Gjenevës, Parisit, Moulhouse, Bazel, Luzernit, Luganos, Komo Kiaso, Milano, Venecia, e kthim sërish teposhtë drejt Ballkanit për gati 15 ditë.

Drejt një vendi që me sy mbyllur shihje dallimin që sa vinte e bëhej ndërmjet pjesës së ndërtuar, ruajtjes të së kaluarës, ndërtimit të modernes dhe zgjerimit të hapësirave të reja, pa dëmtuar të vjetrën.

Thuhet se e kaluara identifikon qenien dhe ekzistencën e një popullate apo qytetarie të një vendi apo shteti.

Metropolet Evropiane gjithandej kishin një hapësirë marramendëse. Ishin zgjeruar aq shumë këto metropole, dhe ishin bërë qytete të mëdha që kur thellohej në brendësinë e tyre, takoje kulturën dhe hamendësoje nga afër rrjedhat e jetës së atyre banorëve që kishin jetuar aty për kohëra të ndryshme.

Nuk ishin prekur po thuajse askund ndërtimet e vjetra, ishin lënë si trashëgimi që tërhiqeshin turistët në brendësinë dhe shpirtin e tyre.

Oo ti, vazhdon një miku tjetër në bisedën tonë të ndalur për pak qastë në Milano. Një qytet me trafik të stërngarkuar që gumëzhinte nga dyndja e madhe e njerëzve në sheshin kryesor Piazza del Duomo, Milano.

“Kur ishim në New York, USA thuhej se qyteti (city) ka mbi 90 km, e tërë territori 530 km një drejtim (gjatësia) nëse ecësh me veturë. Në shumë raste nuk mund të arrish me veturë fare nga 141.300 kilometrat katror të tij.

Një pushim tjetër në Venecia, duke shijuar qytetin i cili jeton me ujin.

Po vinim teposhtë dhe skëterra dhe mendësia e Ballkanit filloi të shfaqej, por kjo vetëm te shqiptarët.

Sepse Italianët, Kroatët, Malazezët e kishin ruajtur me shumë nostalgji të kaluarën dhe objektet e vjetra.

Kur hymë në Shqipëri, çka me hy!


Stacioni i ardhshëm për pushim, Shkodra.

Shqiptarët kishin demoluar çdo gjë që ishte e vjetër, varësisht nga pushtetet që ishin ndërruar, nuk ishte kursyer asgjë. Ndërtimi i banesave, ndërtimi i rrugëve kishte prishur çdo artefakt e kulturë të vjetër që ishte në territorin shqiptar.

Krejt njëjtë viteve të fundit është vepruar edhe në Kosovë.

Në secilin qytet prishën objektet e vjetra, hiqen monumentet e vjetra nën tingujt mashtrues që  kinse është trashëgimi e okupatorit, dhe pastaj nga kjo “armiqësi” e  okupuesve, materializohet dhe përvetësohet në interes personal, çfarëdo qoftë ai.

Prishe të vjetrën, shkatërroje të lashtën, demoloj gjurmët dhe si rrjedhojë kultura, qytetërimi e historia vet fshihen pastaj!

Prishet objekti 175 vjeçar, tentohen të prishen objektet e policisë, të ambulantes, të atk-së e kush e di sa ku e ka skajin.

Udhëheqës pa vizion, janë mbetur të ngujuar duke u sjellë në një rreth vicioz, nuk ju kryen punë as investimet në arkitekt, as investimet në inxhinier, sepse këta tipa i kanë vetëm diplomat në sirtar, asgjë më shumë.

Nejse, nejse!

Po thuajse nuk ka hapësirë tjetër kah të zgjerohen qytetet. Tash a nuk ka hapësirë apo nuk ka ide, është një konfuzion që do të vazhdon deri në tetor si duket.

Sillu, pështillu punimet vazhdojnë në qytet, prish njërën, ndreq tjetrën.

Bën një rreth rrotullim, prish një tjetër.

Tani valla s’po shkarkohet qyteti!

Edhe taksë me vu për me hy në qendër nuk mund ta shkarkosh nga trafiku.

Qendrat dhe qytetet i shkarkon duke ju bërë që interesimi të jetë zero për atë pjesë, e jo duke u munduar ta bësh atraksion!

Apo ndoshta kishte të drejtë një miku im kur tha një ditë se: dikush e ka merak veç përpjetë, veç përpjetë të sheh.

Nëse për asgjë më shumë pse nuk është bërë liberalizimi i vizave, vetëm për një gjë më vjen keq!

Që nuk ju është dhënë mundësia shqiptarëve të dalin dhe të shohin qytetërimin tjetër të botës, që të mos mendojnë se gjithçka sillet rreth Kosovës.

Sido të jetë kanë të drejt kur thonë se – budallai që ecën, është me më shumë vlerë se dhjetë intelektualë që rrinë.

Mirë u pafshim e u takofshim mërgimtar.

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush