• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Emërtimi i rrugëve në komunat e Kosovës dëshmon diskriminimin gjinor

ByEmrush

Jul 1, 2021

Më gjithë retorikat për respektim të barazisë gjinore, e më gjithë trysninë që ndërkombëtarët na kishin bërë mbi zbatimin e kuotës prej 30% që gjithkund të respektohet kjo kuotë, ajo nuk po zënë vend në shoqërinë tonë, respektivisht institucionet tona të republikës.

Po ashtu me gjithë ekzistimin e ligjit 05/l-020, 50% për barazi gjinore të miratuar nga kuvendi i republikës se Kosovës, kjo në praktikë askund nuk po gjen zbatim.

As zbatim dhe respektim të 30% përqindjes të kërkuar nga ndërkombëtarët, e aq më pak e pothuajse hiq nuk po zbatohet ligji i aprovuar nga vet institucionet e republikës.

Pra!

Agjencia Kadastrale e Kosovës tregon se nga 32 komuna të Kosovës nga 21.508 rrugë, 13.840 mbajnë emra burrash ose 57,3%, dhe vetëm 707 ose 3.6% mbajnë emra grash, derisa 6961 ose 39.1% mbajnë emra tjerë (emërtimet e rrugëve që nuk kanë përcaktim gjinor e individual, sikurse që janë “Demokracia, Gjeravica, 8 marsi, Mirusha, Tirana etj.

Pra më e dëshiruar del të jenë emërtimet e rrugëve që nuk kanë përcaktim gjinor, sesa ta zamë në ketë të rritët përfshirja e gruas në emërtimin e rrugëve, shesheve apo rrugicave.

Këtu çka është interesant del se nga 7 komunat me territor e numër më të madh të rrugëve, prin Gjilani me 7,7%, Prishtina me 5.5% dhe Peja me 4.3%, këto të tria tejkalojnë mesataren e tërësisë së Kosovës.

Atëherë, tashmë sipas shënimeve zyrtare del që burra të devotshëm dhe patriarkal janë Gjilani dhe Prishtina, kjo benë që të tejkalohet Dukagjini dhe Drenica si rajone që njihen (flitej 😉) për fenomenin e mbi dominimit burrëror-mashkullor.
Këto rajone tashmë janë transformuar në respektimin e barazisë gjinore, dhe dukuria e odës dhe ogaxheve paska kaluar kah sektori Amerikan.

Është mbresëlënëse barazia e për afërme e Vitisë në raport me zbatimin e barazisë  gjinore 😉

Ani 50%, që i bien përgjysmë!

Ev, Gilan he viran.
Hah.

____
ESH

____________

publikime.com

[Source: Ec Ma Ndryshe]

By Emrush