• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rëndësia e marrëveshje për mos sulmim të ndërsjellë

ByEmrush

Jun 24, 2021

Edhe njëherë të analizimi dhe krahasimi i shkurtër sa i përket pikës 2 të paraqitur nga delegacioni i Kosovës në tryezën e bisedimeve të datës 15 qershor.

Citat:

2. Kosova dhe Serbia menjëherë të  nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

Kundërshtitë nga ana opozitare që vijnë e ku pjesa më e madhe tashmë e opozitës pretendon se janë trashëgimtare të UÇK-së, dhe me pjesën tjetër përbejnë një opozitë ku si tërësi kanë qenë pjesë e ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe institucioneve të saj.

Të gjithë kanë njohuri për kërkesën e Kosovës dhe delegacionit të saj karshi përfaqësuesve serb, se fuqia jonë ushtarake është shumë e dobët në raport me Serbinë, dhe se kjo përnjëmend duket për dikën qesharake si kërkesë.

Por si bazë nga do të duhej Kosova të siguronte një dokument ndërkombëtarë, merr një diapazon pastaj më të gjerë, por këtë do e shpjegojmë një herë tjetër!

Tashmë radha e shpjegimit është të esenca se si të kalohet nga humori i bërë duke u bazuar në pikën 2 të kërkesës së Kosovës në bisedime, nga një pjesë e shqiptarëve, në diçka që shqiptarët gjithnjë më vonë e kuptojnë realitetin dhe seriozitetin e saj.


Nejse!

  • 1 Kur kishte filluar sistemi paralel i kundërshtimit të Jugosllavisë dhe organizimi i institucioneve tona jashtë sistemit Jugosllav nuk besoj që nuk e kemi ditur forcën dhe fuqinë e Jugosllavisë, respektivisht të Serbisë.
    Për rrjedhojë të kësaj Kosova kishte shpallur pavarësinë e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Kaçanikut të 2 korrikut.
  • 2. Kur shqiptarët e Kosovës ishin mobilizuar dhe kishin filluar luftën në mbrojtjen e qytetarëve të saj, dhe çlirimin e Kosovës nga falangat serbe, nuk e besoj që nuk e kanë ditur fuqinë dhe forcën e Serbisë.

Plotësisht kanë qenë në dijeni të forcës më të cilën do të përballën edhe pas 90-ës deri në 97 dhe po ashtu nga 97 deri 99-ën.

Pra, korrelacioni midis forcës dhe guximit nuk është në përputhje me fuqinë e shkallës ndaj një palë variablash që janë të lidhura në mënyrë lineare, por dëshira shpirtërore bazohet në këmbëngulësinë e qëndresës karshi të fortëve.

Kjo nënkupton që Kosova ka një aleancë që është prezentë këtu që nga çlirimi i saj që ishte edhe pjesë vet e çlirimit, bërjes së shtetësisë së Kosovës dhe ruajtjes së sovranitetit të saj edhe pas shpalljes së pavarësisë.
Nga e cila shpesh herë me retorikat e tyre të huajt që janë prezent këtu na përsërisin se në nuk do të jemi përgjithmonë këtu, rrjedhimisht i bien që filloni dhe përgatituni për forcimin e shtetit duke u bazuar në mundësit tuaja.

Kosova nuk ka pasur kërkesa asnjëherë as në procesin e negocimit me Serbinë, e as kërkesë të veçantë nga aleanca e NATO-s përplot 21 vite sa aleanca është këtu.

Kjo i bien që me një kërkesë të nxjerrë si pika 2 në paraqitjen e negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, njëkohësisht të synohet një nxjerrët një dokument ku palët do të bëheshin obligative ndaj njëra tjetrës për mos sulmim apo synime për invazion.


Për që nuk vjen sulmi nga Serbia, dhe për pasojë nuk ka as invazion ushtarak ndaj

nesh, është KFOR-i që kujdesët për këtë, mirëpo kjo marrëveshje do të siguronte një qetësi dhe një brengë më pak për aleancën e NATO-s të kryesuar nga ShBA-të dhe një qetësi më të madhe për vet qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Frika dhe ankthi që mediat ju bëjnë qytetarëve për një kohë të gjatë duke dhënë në vazhdimësi lajme nga Serbia se si ata synojnë ta kthejnë tokën e humbur, do të duhej të merrte fund një ditë, kjo do të bëhej me një dokument të tillë.

Detyrimisht sipas një zhargoni popullor realizimi i pikës 2 do të merrte konotacion 3 në 1, apo më një gurë të vrasësh 3 zogj.

  • 1.Sigurinë që nuk ka pretendime territoriale serbe ndash Kosovës.
  • 2.KFOR dhe aleanca e NATO-s do të kishin një dokument të sigurisë në mes dy shtetesh.
  • 3. Një qetësi më e madhe e qytetarëve, nga ankthi i një luftë të serishme në mes shteteve tona, do të shuhej.

____
ESH

____________

publikime.com

[ PS: Rëndësia e arritjes së marrëveshjeve dhe nënshkrimi i tyre duke u zotuar në zbatimin e tyre, më së miri në lëkuren e saj e dinë Republika jonë. Por pasja në dorë e një dokumenti e cilës do formë qoftë ajo, është një avantazh për palën negociuese.

Kjo më së miri u pa edhe në rastin e Jerusalemit, kush ka dokumentit ka pronësinë dhe sigurinë.]

By Emrush