• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Media e manipuluar dhe lajmi i huazuar

ByEmrush

Jun 15, 2021

Interesant, vërtetë interesant!

Mu çuditë njeri…

Te gjitha lajmet që jepen mbi dhe për ngjarjet në Kosovë merren nga agjencione serbe, sipas tanjugut, sipas kuririt, sipas blicit sipas, sipas.

Në takimin e kryeministrave në Bruksel, e gjithë vëmendja behët mbi delegacionin serb.

Vuçici tha kështu, vuçici është hidhëruar.

Bërnabiq tha që takimi ishte i zorshëm. Negociatat kanë kaluar në një zymtësi të madhe sipas Selakivicit etj etj.

Disi more ne sikur i gëzohemi humbjes së njëri tjetrit.

Shpesh herë mendoj që më shumë gëzohen shqiptarët me fitua serbët në relacionin më oponentët politik, se ata që përfaqësojnë interesat e vendit nëpër bisedime.

Ev.

Bile, bile disa rrinë me një këmbë duke pritur dështimin e qeverisë najkun.

Aq larg shkojnë saqë edhe po i parashikojnë gjërat “njëjtë ke me pa ti”.

S’mundet ndryshe.

“O të kam thënë unë në këtë vend mirë nuk bahet”, e biseda të këtilla koti.

Kishte thënë Mandela që një ndër gabimet të cilin e bëjnë politikanët e analistët është që, armiqtë e tyre duhet të bëhen armiqtë e të gjithëve.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush