• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

End of covid-19

ByEmrush

May 27, 2021

Erdhi si misteriozitet, tmerroi  një botë të terë, qëndroi për dy vite dhe dëmet që shkaktoi janë tmerrësisht të mëdha!

Izoloi vende të tëra, ndau kombet, shtetet, ndau familjet e ndau edhe prindin me fëmijët.

U krijua ndasi e madhe, ku secili frikohej nga secili. Askush askujt nuk i kishte besën, nuk i shtrinte dorën e nuk përfaqësoheshin!

Shkaktoi kolaps ekonomik, mbyllje të bizneseve, humbje enorme të ekonomive biznesore e familjare, futje në borxhe, futje ne kredi, e krejt në fund falimentim afarist.

Tmerrësisht ndikoi në perceptimin mendor, ku logjika njerëzore nuk arrinte të kapërdinte informatat që jepeshin gjithandej mbi epidemiologjinë, ku në fund kaloi në pandemi.

Kush mundej fliste mbi virusin, gazetar, ekspert mjekësor, farmacist, biznesmen, programer, flisnin infektolog, dermatolog, kardiolog, pedagog, infermier, neurolog. Flisnin udhëheqësit shpirtëror, flisnin juristët, shtëpitë mjekësore, laboratorët shkencor e kush jo, por në tërë këtë katrahurë profesionistët nuk dëgjoheshin.

Nejse!

Më së shumti me këtë merrej politika, pra politika ishte thellë e përfshirë në ketë betejë, që për fund po vjen si rrjedhojë e një triumfi mbi të keqen, dhe flamuri i fitores duke prerë shiritin e përfundimit të një pandemie gjithëpërfshirëse botërore po vjen duke e ndalur dhe shfaqur fitoren mbi virusin tmerrues të njerëzimit.

Ditë që do të shohim prerjen e shiritit dhe shpalljen e përfundimit të pandemisë është afër!

Covid-19, shkofsh e mos u kthefsh më!

Idiot.

____
ESH

_______________

publikime.com

By Emrush