• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Dëmtuesit e shtetit dhe biznesit.

ByEmrush

Apr 24, 2021

Njerëzit po vazhdojnë të krekosin me “sinqeritetin” e tyre karshi qytetarëve, e duke vazhduar të jenë pozita të larta në institucionet më të rëndësishme të shtetit, në të gjitha nivelet duke filluar nga ato komunale.

Ata janë hisedar dhe pronar të bizneseve nga më të ndryshmet. Bile në shumë raste nga bizneset e tyre plotësisht është lënduar edhe tregu duke prishur balancin e çmimeve e duke i dëmtuar tej mase ata afarist që me të vërtetë burim kryesor dhe të vetëm e kanë atë lëmi të caktuar!

Kjo plagë po vazhdon të lëndojë mbi të të bërit biznes në ketë vend, sepse po shihet për dritë të diellit që paratë e vjedhura nga shteti futen në biznes për të arsyetuar dhe legjitimuar prejardhjen e tyre, duke i bërë financat e tyre plotësisht në linjë ligjore, ose qysh po thirret në një zhargon sot “shpërlarje parash”.

Njëri betohej se i kishte parë me sytë e tij duke u larë parat në makinën e teshave!

Nejse!

Kanë uzurpuar pozita të larta ekzekutive dhe shumë të rëndësishme në udhëheqjen e qytetarëve pa ju nënshtruar fare kandarit të popullit.

Pra, tregohet fuqia politike nga disa udhëheqës e cila edhe na shërbehet si imanencë, pa marrë pjesë në zgjedhje kurrë.

E dihet që zgjedhjet janë barometri kryesor për të treguar peshën e një individi në tregun politik. Vota e qytetarit është mekanizimi që i fuqizon ose i ndëshkon ata që do të udhëheqin me qytetarët dhe masën!

Por!

Këta le që mbajnë pozita të larta institucionale shtetërore.

Bëjnë biznes e janë aksionar nëpër firma të ndryshme si rrjedhojë e pasurimit me taksat e qytetarëve!

Le që legjitimojnë pasurinë në dëm të të bërit biznes, por arrijnë një përfundim të suksesshëm duke mos zgjedhur forma se si arrijnë qëllimin, por ata e prishin krejt tregun!

Dhe…

Nuk është e tëra kjo!

Tërë produktet e tyre që i ofrojnë në tregun e Kosovës, e që konsumatorët tërësisht janë shqiptar, mbi 99% e produkteve janë serbe!

Efekti pesëfishë humbës për qytetarët dhe dëmi pesëfishor që i shkaktohet Republikës sonë!

  1. Përvetësohen taksat tona krejtësisht jashtëligjshëm, vidhen më një fjalë!
  2. Dëmtohen bizneset tona krejtësisht pamëshirshëm dhe padrejtësisht.
  3. Eksportohet pasuria e qytetarëve te produktet dhe sipërmarrësit serb
  4. Rritën ndërmarrësit serb e cila rrjedhimisht rritë edhe ekonominë serbe.
  5. Me rritjen e ekonomisë serbe bëhet fuqizimi i shtetit serb, e cila për pasojë na kthehet bumerang me politikat hegjemoniste drejt pengimit te krijimit dhe rritjes së shtetësisë sonë.

Pra, këta udhëheqës lë që na dëmtojnë duke shmangur buxhetin dhe taksat e qytetarëve, por ata këtë pasuri e dërgojnë te armiku ynë i përbetuar dhe shekullor serb.

Kurse kur të takosh e ti përcjellësh nëpër rrjete sociale nëpër media e portale, çfarë sjellje kanë: “miq”, të respektuar”, të dashur”, “të nderuar”, “së bashku”, “ne dhe ju”, “qytetarë të devotshëm”, “klient të dashur” etj, etj.

Ev, ev!

____
ESH
____________ publikime.com

By Emrush