• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Krijimi i institucioneve apo shkuarje në zgjedhje

ByEmrush

Mar 30, 2021

Me jetuar për 21 vite rresht nën prolongimin e çështjeve mbi retorikat e të bërit shtet, dhe ndërtimin e institucioneve demokratike, të lira dhe të pavarura të një shteti funksional, e në fund me dal kundër kësaj është një absurditet i radhës.

Me mbajtur qytetarët e gjorë nën presionin e vazhdueshëm për 21 vite duke ju përkujtuar në vazhdimësi ndërtimin e institucioneve të vendit dhe shtetin ligjor, edhe atëherë kur dëmtohej shteti për interesa kinse të shtet bërjes, në fund të jesh kundër krijimit të institucioneve është po ashtu absurditet i radhës.

Sot qytetarët do të përkujtojnë me nostalgji thirrjet përgjatë 21 viteve se si ata kanë parë dhe përjetuar qeverisjen e vendit duke u sakrifikuar e duke mos lëvizur asnjë hap në realizimin dhe këmbënguljen në kërkesat vetëm e vetëm që mos të dëmtohet vendi dhe imazhi i tij.

Kurse në anën tjetër tashmë po shohin anën tjetër realitetin e hidhur që po hidhen përtokë parimet e tyre, është po absurditet i skajshëm.

Të gjitha tezat, parimet dhe kriteret e të bërit shtet dhe demokratizimit të institucioneve të tija në të kaluarën, po hidhen poshtë dhe po del që fare nuk ka qenë qëllimi për kontributin dhe formimin dhe ruajtjen e institucioneve që nga pas lufta.

Krejtësisht kjo qenka bërë për interesa personale, grupore në interes të subjekteve të caktuara në pasurimin e tyre mbi taksat e qytetarëve.

Të pretendosh se ke luftuar dhe se kë sakrifikuar për një shtet me institucioneve demokratike, për një vend ku sundon ligji dhe rendi, e në fund të rreshtohesh kundër krijimit dhe funksionimit normal të institucioneve më të larta të shtetit, nuk është asgjë tjetër pos..

Një analogji dhe absurditet prolongues!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush