• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pra këtu qëndron paradoksi, tipat si ky gjithçka e lidhin me dëshirat e tyre.

Shumë herë është fol e përfol që humbjet më të mëdha janë shkaktuar dhe fatkeqësisht po vazhdojnë të shkaktohen nga mos profesionalizmi i individëve që përfaqësojnë institucionet e vendit.

Kwtu në vazhdimësi  flitet për mbylljen e pjesshme, apo hapjen e pjesshme, çka me u ndalu, kur dhe si vendimet merren nga mjekët. Pra nuk merren masa preventive, por merren vetëm me pasojat.

Imagjinojeni ekonominë e një vendi, ekzistenca e një populli të mbetet në qëndrimin e një njeriu, që për nga përgatitja profesionale është epidemiolog!
Pa hy në perspektivën e tij shkencore e intelektuale, individët si ky duhet të tërhiqen dhe të lëshojnë rrugën profesionistëve nga lëmia jetësore që është jetike për ekzistencën e qytetarëve.

Si duket ka mjaftuar deri tash që ne kemi treguar dëgjueshmëri të skajshme duke u paraqitur këta tipa si manekin për natë e ditë të tera para mediave, duke na mbajtur nën stres për më shumë se një vit.

Kosova dhe ekonomia e saj po falimentojnë, dhe për rrjedhojë shumë biznese kanë falimentuar, shumë të tjera janë zhytur borxheve që për një kohë të gjatë nuk do të mund të dalin nga vështirësia e krijuar si pasojë e covid.

Dhe…


Tashmë në vend që ti kthehen ndihmat e premtuara nga rimëkëmbjet ekonomike që i proklamonin përgjatë fushatës elektorale, e të gjenden përkrah bizneseve, sidomos NVM (ndërmarrjeve të vogla), këta dalin dhe vazhdojnë me kërcënime.


Në kohën kur Evropa ishte e hapur plotësisht dhe qytetarët e saj kalonin kohën nëpër pishina, të ne ishte vendosur ora policore dhe për pasojë të gjitha bizneset ishin mbyllur dhe shteti pothuajse kishte shkuar në mbyllje të hekurt.

Në kohën kur Evropa ishte mbyllur dhe bllokuar si pasojë e covid19, te ne ishte hapur pothuajse gjithçka, dhe as që bëhej fjalë për epidemiologjinë.

Ishte shfrytëzuar mundësia duke rrëzuar qeverinë në kohën e vlimit të covid, e pastaj ishin liruar masat, e dikur më vonë ishin shpallur zgjedhjet dhe pothuajse askush më nuk i respektonte masat anticovid.
As ata vet që i bënin rregullat strikte anticovid nuk i respektonin. I kishin mbyllur restorantet e gastronominë, e kur ju dashtë për fushatë zgjedhore kishin shkuar dhe i kishin hapur.

Por sërish dënoheshin pronarët dhe gastronomët që pse ju kishin lënë mundësinë me organizuar fushatë brenda ambienteve të mbyllura.

Duhet të kuptojmë se çdo masë strikte që mendohet të merret, tash e tutje duhet të konsultohen profesionistët, e sidomos ekonomistët, përfaqësuesit e bizneseve, dhe bizneset.

Biznesi nuk është oazë ku mundet një epidemiolog të tregon fuqinë e tij, ai duhet të jetë fleksibël brenda ambienteve për të cilat është përgatitur profesionalisht (spitalet, ambulantat etj), të tjerët janë ata që duhet të japin vendime.

Këtu nuk është kah shkon diçka!

-Drejtori i QKUK-së flet për masa shtetërore strikte si pasojë e covid

-Epidemiologu dhe drejtori i një reparti të një spitali – flet dhe bënë thirrje për masa më të rrepat duke kërcënuar biznesin e qytetarët për një mbyllë totale.

-Ministri- që nuk ka të bëjë as më njërën e as me tjetrën, pra nuk është as njohës i fushës ekonomike, e as njohës i fushës mjekësore, për ditë të tëra kërcënon për mbylljen totale të vendit.

Nga një pagë ju kanë shpërnda njerëzve si premtim për një ndihmë bizneseve përgjatë pandemisë dhe më asgjë askujt, tërë koha tjetër ka kaluar në suaza premtuese.

Kurse shërbimeve që janë pjesë e institucioneve publike pa punuar fare me muaj të terë ju kanë ndarë edhe shtesa, se paga mujore as që është diskutuar për pagesë.

Këto praktika duhet të ndalohen, përpara se njerëzit të shfaqin shenja pa dëgjueshmërie qytetare.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush