• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Dikush 8 vende pune e dikush nuk ka fat për asnjë një vend pune

ByEmrush

Mar 3, 2021

A dëshirojmë rregull, transparencë, sundim të ligjit dhe barazi në sferat sociale, intelektuale dhe ekonomike nga institucionet publike.

Vazhdojmë:

Sipas Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, thuhet se janë identifikuar 1873 zyrtarë të lartë publikë që ushtrojnë më shumë se një funksion.
Statistikat tregojnë vetëm vendet e punës në institucionet publike, nuk janë të evidentuara nëse ndonjë nga këta mban biznes privat, nëse është aksionar diku, apo nëse eshtë i punësuar edhe në ndonjë kompani private.

Pra.

8 vende të punës 1 person

7 vende të punës 2 persona

6 vende të punës 2 persona

5 vende të punës 13 persona

4 vende të punës 37 persona

3 vende të punës 367 persona

2 vende të punës 1451 persona

Në Kosovë jemi dëshmitarë që një pjesë e mirë e profesionistëve mbajnë më shumë se dy vende të punës, ndonjëherë tre e më shumë e deri në tetë vende të punës.


Kjo duket absurditet, por është e vërtetë sipas Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, thuhet se janë identifikuar 1873 zyrtarë të lartë publikë që ushtrojnë më shumë se një funksion.
Këta 1873 janë te evidentuar si punëtorë dhe paguhen nga sektori publik, por nuk janë medoemos të lajmëruar nëse punojnë nëpër sektorë privat, apo biznese individuale që kanë krijuar.
Pra, 1873 zyrtarë kanë nxënë më shumë 2400 vende të punës, gjë kur kemi parasysh nga që nga 2400 vende të punës të paguara nga buxheti i shtetit do të mbahej një familje mesatare 4 anëtarëshe dhe skema sociale nga një varfëri e skajshme do zbutej për afërsisht në 10 mijë njerëz.


1. Punëtori arsimor duhet të zgjedh në mes mësimdhënies në sektorin publik, ose atë privat. Ose duhet të zgjedh nëse mban biznesin e tij personal, apo të paguhet nga buxheti i shtetit, këtu nuk duhet të ketë mes!


2. Inxhinieria duhet të regjistrohet nëse dëshiron të jetë pjesë e projekteve brenda institucioneve të shtetit apo jashtë saj, dhe ajo të vazhdon në realizmin e projekteve të tyre përmes bizneseve.

3. Mjeku po ashtu, duhet të zgjedh në mes sektorit privat, ose të paguhet nga buxheti i shtetit.
Këtu duhet të përfshihen tërë nëpunësit shtetëror, nëpunësit civil, duke përfshirë tërë administratën shtetërore, agjencionet, bordet, komisionet, inspektoratet, organet e sigurisë, bujqësia, industria etj.

Atëherë:

Institucionet shtetërore duhet të jenë të njëjtë për të gjithë qytetarët e saj.

Dikush 5 anëtarë të punësuar në institucionet e shtetit, e një tjetër asnjë plus kësaj ky që nuk e ka asnjë nuk lëshon asnjë konkurse pa dorëzuar dokumentet kur institucionet japin për publik.
Nuk është etike, e as njerëzore që dikush numërojë milionat, përderisa fqinji i tij mezi të rrumbullakojë muajin, e ndonjë tjetër të zhytet edhe në borxhe, kredi etj.

Nëse kjo arrin të jetësohet, mirëqenia sociale për njerëzit që po presin në radhë për një vizë Evropiane besoj që do të fillojnë të mendojnë më serioz për zhvillimin e jetës në vendin e tyre.

Ekonomia e lirë në shtetet kapitaliste njeh sukses të madh, ku në të shumtën e rasteve bizneset arrijnë majat e suksesit dhe milionave.
Por kjo sikur te ne që më një pagë si nëpunës shtetëror të bëhesh milioner nuk ndodh shpesh në vendet që kanë si rregull shoqëror demokracinë!

Ne duhet të besojmë se këtyre keqpërdorimeve dhe shfrytëzimit të aseteve shtetërore për pasurime individuale shpejt do të ju vjen fundi.

Në të kundërtën, Evropë ku je!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush