• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mbi konceptin e/i djathtë e/i majtë

ByEmrush

Feb 26, 2021

Duket që koncepti i thirrjeve i “djathtë” dhe i “majtë” i ka humbur kuptimi, dhe besoj që shumëkush as nuk e ka idenë se për çfarë në fakt behët fjalë.

Për herë të parë terminologjitë i/e “djathtë” dhe të i/e “majtë” janë përdorur gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789.

Një pjesë e mirë e shqiptarëve e besoj që kur flitet për të djathtën gjithnjë kanë parasysh perëndimin e kur flitet për të majtën kanë parasysh komunizmin e socializmin lindor.

Por në fakt rreshtimi dhe profilizimi mbi të majtën dhe të djathtën, si pikënisje e ka politikën dhe subjektet kundërshtare që do të radhitën në arritjen e pushtetit përmes një gare politike zgjedhore që do të vjen si mundësi e shpalosjes së programit të tyre dhe implementimit të saj.

Në politikë çdo gjë ndahet në të djathtë dhe të majtë, dhe gjithçka është e ndarë sipas parimit social të drejtësisë dhe barazisë sociale.

Atëherë origjina e të majtës dhe të djathtës që promovon jetën tonë vjen përgjatë Revolucionit Francez të vitit 1789, ku anëtarët e Asamblesë Kombëtare ishin të ndarë në mbështetës në të djathtë të presidentit (mbretit) të Asamblesë, dhe mbështetësit e revolucionit në të majtë të tij.

Bota dhe Evropa ndonëse këto fjalë i kishin të përdorura edhe më parë, dhe nuk ishin aspak të panjohura për njerëzimin në mbarë rruzullin tokës. Franca është ajo që i frymëzoi profilizimet dhe përfundimisht më në fund u ndanë për të qenë gjithmonë në skenën politike në mbarë botën.

Me kalimin e kohës e djathta erdhi duke e sforcuar qëllimin e tyre të bazuar të shtresat e pasura nga kapitalistët dhe punëdhënësit, duke qenë të lidhura shumë me tregun e lirë, ku në fakt shpjegohet në shumë libra ekonomik dhe strategjik kjo gjë!

E majta është profilizuar duke promovuar punëmarrësit më shtresa të ultë dhe të mesme, kur subjektet e majta më shumë janë të lidhura, por jo medoemos më shtetin e mirëqenies dhe barazimin e shtresave njerëzore.

Ne sot mund të shpjegojmë faktin edhe të sqarojmë kështu:

E majta promovon paketën e ndihmës sociale, çka do të thotë se pensionet sociale apo mbështetja e shtetit ndaj individit është shumë e madhe, sigurimet shëndetësore dhe ekonomia e ndihmuar do të jetë pjesë e profilizimit të së majtës.

E djathta mendon se “falas asgjë nuk ka”, ndaj programet sociale janë shumë të reduktuara, ndërsa taksat që qytetarët duhet të paguajnë janë shumë të ulëta. Kjo, pasi e djathta mendon se njeriu duhet të ketë lirinë për ta shpenzuar apo investuar vetë kapitalin e tij, ku për rrjedhojë ai do të menaxhoj  sipas përgatitjes dhe dëshirës së tij pasurinë.

Pra, profilizimi i subjekteve në të djathtë dhe të majtë nuk determinon komunizmin, dhe ideja që e djathta të lidhet me perëndimin dhe e majta me komunizmin është si pasojë e kuadrove të përgatitura brenda Jugosllavisë, që për pasojë mendohet që gjithçka që vjen nga e majta të pre supozohet dhe të paragjykohet mbi këtë parim.

Ta zamë:

Partia Laburiste në Angli përfaqëson të majtën, ndërsa Partia Konservatore përfaqëson të djathtën.

Parlamenti Evropian që përfaqësohet me 27 shtete ndahen në të djathtë me partitë popullore gjë që kjo i benë edhe të djathtët të zhvillojnë më shumë popullzimin në disa raste më shumë se e majta, pastaj si pjese e Parlamentit Evropian janë edhe Aleancat Progresive Socialiste, Demokratët e qendrës etj.

Në SHBA Partia Demokratike cilësohet dhe zbaton programin që kanë të bëjnë më politika sociale.

Kurse Partia Republikane promovon spektrin e djathtë me programe konservatore, populiste në të shumtën e rasteve.

Pra në SHBA, Demokratët njihen si liberal dhe më të zbutur ndaj taksave, ndërsa republikanët më popullor dhe konservator dhe më të rreptë në mbushjen e buxhetit.

Si konkludim profesional del se subjektet e djathta synojnë dhe zbatojnë drejtësinë sociale, kurse e majta promovon dhe mbështetet në barazinë sociale.

Shpesh herë si shihet ngatërrohet socializmi me komunizëm si një doktrinë që bazohet si totalitare e qeverisjes nga një parti e vetme dhe si e përhershme duke qëndruar në pushtet, e cila kontrollon ekonominë dhe të gjitha mjetet e prodhimit dhe të tregtisë, duke skllavëruar popullsinë e vendit (Komunizmi).


Prandaj politikat sociale kanë teori të caktuara ekonomike që përkrahin zotërimin dhe administrimin kolektiv dhe shtetëror.

************

Te ne më shume shihet profilizimi i subjekteve si negative dhe pozitive.
Pra, subjektet që do të kthejnë shpresën për një jetesë të barabartë në vend, ku për rrjedhojë do të fillonte një barazi sociale, një mundësi pjesëmarrje në konkurset e shtetit për të gjithë në mënyrë të barabartë,  e ku shteti NUK do të shikohej vetëm me syrin e pasurimit individual do të pranohen nga njerëzit dhe qytetarët si POZITIVE.

Kurse ata që në një formë apo tjetër kanë dëmtuar institucionet e shtetit dhe kanë keqpërdorur dhe përvetësuar pasurinë e shtetit dhe të taksapaguesve në të mirën individuale etiketohen dhe do të trajtohen si NEGATIVE.


Huh, shpjegim interesant, apo jo?
____
ESH

______________
publikime.com

By Emrush