• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Funksionimi i shtetit

ByEmrush

Feb 23, 2021

Tashmë me dy gjëra të sprovuara është vërtetuar që shteti nuk mbahet dhe nuk funksionon!

1. Cilësia në arsim nuk rritet me kifle.

2. Nuk ruhet paraja publike duke ngrenë sendëicha.

Pra, e para nëse energjinë e fokuson vetëm si ti ushqesh fëmijët me kifle në shkollat fillore, pa shikuar kuadrot që janë punësuar si militant të subjekteve politike, dhe krejtësisht disa prej tyre dibiduza, jo që nuk e rritë cilësinë, përkundrazi të kthehet si bumerang dhe rënie drastike në cilësi.

Tashmë kjo është vërtetuar, s’ka diskutim aty!

E dyta po ashtu është treguar se: sado që ti mundohesh të ruash paranë publike duke drekuar në vendin e punës dhe me ushqime të lehta dhe më të lira, kjo nuk të ndihmon!


Kur rrethi yt dhe kolegët tuaj i shmangin paratë publike me miliona, duke përvetësuar mjete financiare në interesin individual, atëherë barazimi të del një fiasko i qëllimit të plotë, për të cilin proklamon tërë kohën!

_____
ESH

By Emrush