• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Premtimet elektorale dhe realizimi i tyre

ByEmrush

Jan 26, 2021

Në vitin 2009 në një forum që kishin organizuar autoritetet e Republikës në përkrahje të afaristëve që mbahej në një hotel në periferi të Prishtinës, ishin mbledhur më shumë se 90 afarist të të gjitha profileve që operonin në Kosovë.

Pjesëmarrja ishte nga të gjitha qytetet e Kosovës, dhe brengat e tyre për një zhvillim më të hovshëm ishin kërkesat imanente që vetëm shteti do të mund ta zgjidhte ketë.

Kërkesat ishin të ndryshme dhe ato vinin nga afarist të ndryshëm!
Gjakovarët ankoheshin për shpërnguljen e qytetarëve drejt Prishtinës, mungesën e privatizimit të ndërmarrjeve, mungesën e investimeve kapitale nga qeveria e kështu më radhë.
Pejanët insistonin më shumë në autostradën që të niste më shpejt duke e lidhur më rrugën e Kombit dhe autostradën Arbër Xhaferi që kishte kaluar tashmë për ndërtim nga buxheti i Kosovës.

Prizrenasit shfaqnin ambiciet e tyre për një qytet që lidh Kosovën me Shqipërinë, dhe përfitimet që do të ketë shteti nga shkëmbimi i mallrave ndërkufitare. Bile Prizrenasit shkonin edhe më larg duke kërkuar që Prizreni të bëhej qendra e dytë, e pse jo edhe kryeqendra e Kosovës.

Afaristët nga Mitrovica dhe Podujeva më shumë kishin synim tregun e Prishtinës, dhe për rrjedhojë përveç rrugëve dhe infrastrukturës nuk shihej në tavolinë ndonjë kërkesë më e madhe.

Prishtina si qendra më e madhe të bërit biznes në Kosovë, kërkonte të rehabilitohej tregu, dhe në një farë mënyre ajo kishte primatin e të gjitha investimeve që do të fillojnë të bëjnë si nga Investimet ndërkombëtare si nga ato vendore, që së pari të fillojnë të derdhen në Prishtinë e pastaj të shpërndahen nëpër qendrat tjera, kjo edhe kishte logjikë!

Ferizajasit kërkonin bashkë dyzimin e pronave që ndërtoheshin nga Prishtina në drejtim Lipjanit e pastaj drejt Ferizajit, kërkesat kishin të bënin me taksat që të përfshihej edhe Ferizaji në autostradën që do të ndërtohej. Ferizajit njihej edhe si Kampi Bondsteel Amerikan si baza më e madhe në rajon gjendej në Komunën e Ferizajit, dhe njëjtë si Gjilani kërkesa ishte në infrastrukturën rrugore, dhe lehtësimin e masave të bërit biznes me Maqedoninë.

Gjilanasit si zakonisht me kërkesa minimale, edhe pse regjioni të cilin gjendet Gjilani me nën Komunat Viti, Kamenicë dhe NovoBërd është damari kryesor që buxhetit të Kosovës i sjell të hyra financiare.
Gjilani po ashtu lidh komunat e banuara me Shqiptarë që gjendet në Serbi, Preshevën e Bujanocin.
Pika hyrëse dhe kufitare më e madhja dhe më e rëndësishme është ajo e Dheut të Bardh, ku vija për të bërë biznes nga qytetet tjera kalon përmes pikave që gjenden në regjionin e Gjilanit.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe një zëvendës Kryeministër i Republikës, kur përveç afaristeve kishte edhe gazetar, publicist, njohës të fushave ekonomike etj.

Një afarist nga Gjilani po e merr fjalën dhe po prezantohet, dhe po fillon ti numëron disa kërkesa imanente që do të duhej bërë kaherë për këtë regjion.

Si pikë e parë ai e lidhte regjioni lindje ku operonin forcat Amerikane, dhe bazuar mbi ketë insistonte ai që ne për të dal mirë para Amerikanëve do të duhej shteti të rritë investimet.

Si vazhdim i shqetësimeve ai potencoi edhe rrugën, e cila më plotë të drejt thuhej se është bërë rruga me e rrezikshme ku pothuajse çdo javë merr jetërat e njerëzve, e kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite!

Mos të shihet Gjilani vetëm si një hambar i votave, ku secili nga zyrtarët kur nuk mundet të merr vota as në regjionin tij, Gjilanin e sheh si një target për qitje.

Zëvendës Kryeministri mori fjalën!
Pasi në pika të shkurtra dhe duke lexuar një letër që e kishte para vetes ju përgjigj të gjithëve.

E ajo që më ka mbet si kujtesë e hidhur është se kur ju përgjigj afaristit nga Gjilani ai.

“A mund dikush nga ju të më tregon se pse Gjilanit i duhet autostrada?

Cili është kontributi i këtij regjioni bazuar në këso kërkesa që do ta ngarkojnë edhe më tej buxhetin e shtetit”.

Vazhdoi edhe pak Zëvendës Kryeministri, dhe e përmbylli takimin me afarist.

Iku!

Kohërat kanë ndryshuar, disa nga njerëzit kanë mbetur të njëjtit.
Ata që kanë mbetur të njëjtë, i kanë edh qëndrimet e njëjta, e kanë edhe mendimin e njëjtë.

Por ata nuk besoj që janë të vetëdijshëm, që qytetarët kanë ndryshuar dhe nuk janë më ata të 2009-ës.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush