• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vaksina anticovid dhe konspiracionet

ByEmrush

Jan 20, 2021

Se teoritë konspirative kanë kapluar botën nuk ka asnjë dilemë, bile kjo është vërtetuar me fillimin e paraqitjes se virusit covid19.

Aq larg kanë shkuar çmenduritë njerëzore, sa që dikush me ndonjë qëllim të caktuar, e dikush për përhapjen e frikës në formën propaganduese për ti krijuar humbjes kompanive të caktuara, virusin covid19 e lidhnin me 5G teknologjinë.

Tash kohëve të fundit teoritë konspirative po pretendojnë se është futur në diagramin e vaksinës anticovid edhe chipi 5G, kjo ka bërë që paraqitjet e inxhinierëve nëpër botë të reagojnë dhe të shpjegojnë më në hollësi diagramin e vaksinës se çfarë përmban në formën inxhinierike.

Në fakt një inxhinier nga Italia paska zbërthyer më në hollësi qarqet elektronike që teoricienët e konspiracionit filluan ti ndanin në copëza për të vërtetuar se vaksina mban qarkun dhe modulin 5G.

Inxhinieri ka thënë që megjithëqë skema duket komplekse për ata që s’kan njohuri në këtë lëmi, ajo është e vërtetë që përmban skemën 5G, por në të vërtetet ajo ka mbishkrime më pak ogurzeza, dhe ka një përmbajtje tejet të mençur në brendësinë e saj, ku shkruan si Bass, Trebble, Volume.

Punë softwerike e inkorporuar në përpunimin dhe prodhimin e vaksinave në të ardhmen do të jetë një hapë pozitiv, ku shkenca do të tregon suksesin e saj të varur nga njohësit e fushave, e kurse teoricientët konspirativ do të vazhdojnë të kundërshtojnë gjithçka që është shkencore, dhe e provuar.

Inxhinieri Fusco zbuloi se sistemi skematik është në të vërtetë për pedalin e kitarës Boss Metal Zone MT-2, një pajisje që kitaristët zakonisht e përdorin për të shtuar efekte dhe shtrembëruar sinjalet elektrike audio.

Njerëzit e vërshuan internetin( twitter-in sidomos) duke postuar këtë foto, dhe duke pretenduar se ishte një diagram i një çipi 5G që ishte futur në vaksinën kundër COVID-19, e sidomos kundërshtuesit dhe konspirativët e 5G dhe vaksinës anticovid

Në fakt, është një qark elektrik i një pedale kitare”.

Do me dal vaksina me module integrale dhe elemente muzikore!

Kur ta marrim, si duket boll që do të jemi shumë sevdali, shumë happy!

Për shqiptar po bëjka, sepse shume tipa depresiv.

Fikë se fikë bile me muzikë!

____
ESH

____________

Publikime.com

Source: cdm.link | Mashable.

By Emrush