• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Migrimi, një plagë e kamotshme ndër shqiptarë

ByEmrush

Dec 24, 2020

Ka një mundësi për kthimin e shpresës, dhe rrjedhimisht njerëzit do të shihnin të ardhmen e tyre këtu.

Do të duhet rifilluar një jetë të re, dhe gjithçka do duhej nisur nga fillimi, por kjo nuk behët pa njerëz, pa student, pa kuadro e pa intelektual!

Vitet e shpenzimit të jetës në ketë vend të duken të tepërta kur krahason jetën me ata që jetojnë nën mburojën Evropiane!
 

Të dhënat tregojnë se trendi i dëshirës për ikje nga vendi amë përgjatë viteve 2019-2020 ka shënuar një rritje të madhe që nga 23-30%.

Gati gjysma e popullatës kanë shpreh gatishmërinë të migrojnë (largohen) nga vendlindja e tyre.
Kjo rritje është më e theksuar dhe mendohet që pasojat e pandemisë dhe menaxhimi më të, kanë nxitur një rritje më të madhe për migruar!

Njerëzit janë të gatshëm të ikin nga trojet e tyre stërgjyshore, dhe ata shprehin gatishmërinë të ikin drejt perëndimit, e jo drejt lindjes.

Pra, kur i yti të injoron, të përjashton, të etiketon dhe s’të dinë vlerën, atëherë del i huaji në Evropë që se ke as gjak, as fis, e as kombësi të trajton, të sistemon me respektin më të madh, të ofron kushtet ku ti do të ndjesh krenarinë tënde në piedestalin më të lartë të vlerave jetësore, intelektuale dhe profesionale!

Nëse do të kishim migruar të gjithë përnjëherë do të ishte motivuese ikja nga Kosova për dy arsye thelbësore për jetën:

SHËNDETËSINË DHE ARSIMIN.

Sepse nga këtu po ikin edhe mjekët edhe profesorët e dijshëm dhe të sinqertë. Do të mbesin ata që i kanë dy e tre vende të punës, që dijen nuk e prezanton përmes mendjes, por përmes një diplome!

Njerëzit janë çmend, po ikin nga të mirat sigurisht!

Nëse vazhdon kështu, këtu të fundit kanë me i shuk dritat këta që po fyejnë!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush