• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Parimet afariste përgjatë pandemisë

ByEmrush

Dec 22, 2020

Atëherë!

Mbi 8-10% e bizneseve gjetën falimentimin duke u mbyllur si pasojë e përhapjes së virusit dhe përfshirjes së vendit në pandeminë covid.
Mbi 15-20% e bizneseve nuk falimentuan, por u futën në borxhe të mëdha, duke shtyrë dhe vonuar pagesat e ndryshme që lidhen me zhvillimin normal të veprimtarisë së tyre.
Mbi 25-30% e bizneseve kanë arritur të ruajnë status quon, si rrjedhojë e mos falimentimit dhe as futjes në borxhe, por ruajtën konstantët as humbje as fitim.

Kjo i bien që mbi 60% e bizneseve më fuqinë e tyre kanë arritur të kenë në gjirin e tyre më shumë se 350 mijë punëtorë, dhe këta për fatin e tyre të keq kanë mbijetuar dhe kanë ushtruar veprimtarinë tyre në kushte të vështira.

Qeveritë e ndryshme përgjatë terë kohës së tyre më shumë vardiseshin duke bërë lajka dhe duke u shtjerë se po ndihmojmë bizneset se sa në fakt që i ndihmonin.

Terë procesi po thuajse një vjetor shkoi duke ngrehë perin por duke mos e këputur, pra do ti ndihmojmë, do ti ndihmojmë.

Dhe në fund shihje se si ndihmoheshin, me mbulesën prej dy muajve të punëtoreve, dhe ketë me nga 170 euro për muaj, wow!

Përderisa në shtetet Evropiane, mbuloheshin humbjet e biznesit duke kalkuluar të hyrat e muajit 2019 e duke kompensuar të njëjtat për muajin 2020.

P.sh, nëse në tetor ke pasur këto të hyra 5 mijë euro, atëherë kompensohesh në muajin tetor 2020 me të njëjta të hyra!

Biznesi dhe në përgjithësi afarizmi në Kosovë kishte parë dhe vazhdon të sheh të zinjtë e ullirit për mbijetesë!


Është shumë kurioze tashmë të kuptohet se si do të sillen këta njerëz në zgjedhje me ofertat e tyre drejtuar biznesit?

Kur sjell vendime të paligjshme bile duhet të jenë më të buta në raport me biznesin, sepse a po e sheh tash?!

Thoshte profesor Whamon për tre parimet Amerikane dhe Angleze:

Parimi Amerikan:

1.Ekonomia.

2.Ekonomia.

3.Ekonomia.


Parimi Anglez:

1.Arsimi

2.Ekonomia
3.Shëndetësia

Kurse te shqiptarët hiç nuk dihet sa parime janë, dhe cilat janë ato!
Një e dimë:

1. Hajnia

2.

3
_____
ESH
____________
publikime.com
PS: Kjo pjesa tjetër biznesit shpresoj shumë që kanë mbijetuar pa ndonjë vështirësi, sepse i kanë pasur lidhjet me autoritet qeveritare!

By Emrush