• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Profesionistët e nëpërkëmbur

ByEmrush

Nov 30, 2020

Për një intelektual të mirëfilltë, për një atdhedashës të shohësh personalitete intelektuale, kuadro të profileve të ndryshme të sillen vërdallë me dokumente në duar tërë ditën e lume duke ndjekur dhe aplikuar nëpër çdo konkurs të mundshëm për të arritur deri te një vend i punës, sepse një partiak pa përgatitje superiore, familjarë të afërt të pushtetit e kanë pozitën më herët, jo vetëm që rrëqethesh e tmerrohesh, por edhe nëmet për vendin nuk ndalen asnjëherë!

Nëse vazhdojmë kështu më trajtim të nëpërkëmbur ndaj profesionistëve, dhe vazhdojmë me ofrimin e kuadrove falco afër vetës duke u bazuar në tituj që askush jashtë kufijve tanë si njeh,  nëse i neglizhojmë e i përbuzim profesionistët e vërtetë, e nuk ju japim hapësirë besojeni që për 5 vitet e ardhshme kanë me ikur prej këtu shumica prej tyre.

Nuk është vetëm e rëndësishme ta sistemojmë diku në një qoshe të ndonjë institucioni, dhe të ja mbyllim gojën!
Profesionisti njerëz, është i përgatitur të udhëheq, të prosperon dhe të ofron shërbimet e tija intelektuale vendit e atdheut!


Nuk ka kuptim ti marrim në punë njerëzit më të zotë dhe profesionist dhe t’u themi se çfarë duhet të bëjnë. Ne duhet të punësojmë njerëz të zotë dhe profesionist pikërisht që ata të na tregojnë së ç ‘duhet të bëjmë thoshte Steve.


Miku im Ibra thotë: ne po rrisim fëmijët me shumë mund, po i shkollojmë me mund dhe vështirësi, kryejnë fakultet, bëjnë master, behët profesionit i rangut më të lartë shkencor e kulturor.

…dhe në fund ja dërgon Evropës të gatshëm!

Si ka mundësi që në këtë vend të ketë aq shumë debillë e injorantë, saqë është krijuar një përshtypje që të gjithë jemi njejtë!

Kemi dështuar si shoqëri, e lirisht mund të themi edhe si shtet.

Krejtësisht i kemi rrënuar konceptet civilizuese dhe vlerat intelektuale!


Në Shqipëri thoshin ikën truri, kur ankoheshin për ikjen e intelektualëve dhe profesionistëve, askush nuk i varte veshin!

Shiheni tash Shqipërinë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush