• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përfaqësuesit e qytetarëve

ByEmrush

Nov 14, 2020

Të ulur rreth një tryeze ku kishim qëlluar si mysafirë të një miku tonë, bashkëbisedonin të tjerët që ishin të zvarritur nëpër institucionet e shtetit tash e tëre e vitet e pasluftës!

Ne dëgjonim!

Një zonjë, një përfaqësuese e qytetarëve e dal gjatë kohës së zgjedhjeve ishte më e zëshmja nëpër debate e portale të ndryshme për kundërshtarët politik duke i etiketuar si mos më keqi. Me arritjen në pushtet dhe futjen në qeverisjen e vendit merr pozita shumë të larta. Kishte ndërruar mendimin për kundërshtarët e saj dhe të subjektit politik që ajo i akuzonte dikur.

Tash ata që i kishte akuzuar për të brishtë, të ashpër, fshatar e njerëz të ardhur nga mali ishte bërë e butë me ta, dhe kishte filluar bashkëjetesën institucionale!

Për disa qaste rastësisht qëlluam në atë ndejë (kafiteri) së bashku më të!

“Shiko ti djali i mirë i drejtohej një bashkëbiseduesi aty ajo: ti po mendon që ne na udhëheq ideali drejtë realizmit të qëllimeve tona a?”

“Është parimi i interesit, ky është ideali ynë. Interesi, qeverisja, punësimi dhe pasurimi, kjo e garanton qëndrimin në institucionet e Republikës”.

Biseda vazhdonte nga zonja “Ju mendoni që 35 mijë euro më kotë i fusim në kohë fushatash të zgjedhjeve a?

Ju mendoni që paratë e investuara kthehen përmes qëndrimeve ideale, dhe synimit të mirëqenë të qytetareve a”?

Tavolina e mbushur me pije gumëzhinte nga zëri i zonjës të shoqëruar me tipat që dukej që ishin të një rangu.

Nga tavolina duhej larguar të zhgënjyer tej mase me tituj ndër sqetull një dr, një master, dhe një inxhinier!

Në dalje duhet të paguani pijet na kërkoi kamerieri, se këta të mëdhenjtë nuk paguajnë asnjëherë!

Hajt ebu se bahët mirë?!

____

ESH

____________

publikime.com

By Emrush