• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mos raft me harru këtë situatë

ByEmrush

Nov 14, 2020



Pitja ishte mbet pa pjekur, e familjarët që e kishin lanë ashtu kishin menduar që mysafiri nuk e merr vesh! Ai hëngri ashtu pa bërë shumë zhurmë si mundi.
Nejti sa nejti, u zgjua për të shkuar në shtëpinë e vet.
Te dera e oborrit po përshëndetet me nikoqirin, dhe po i thotë “pitja ishte pa pjekur, mos mendo që nuk e mora vesh”.


Zhgënjimi vazhdon….


1. Ndihmat për bizneset dhe njerëzit në nevojë nuk po i lëshon qeveria!
2. Ligji për rimëkëmbjen s’po kalon.
3. Izolimi po bëhet padrejtësisht!
4. Afarizmi po shkon drejt pikës zero, falimentim absolut.
5. Ndalohet qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve në mënyrë selektive

6. Keqpërdorimet e parasë së taksapaguesve vazhdon (milionat, veturat)

7. Luksi i qeveritarëve nuk ndalet (targa me Z) gjithandej

8. Tendero mania vazhdon pavarësisht situatës së trishtueshme të njerëzve.

9. Dënimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar

10. Benifitet për pagat nga sektori publik po vazhdojnë të rriten (shujtat, honoret).

Nejse, veç mos mendoni që s’po marrim vesh!
Pitja, mos harro!

Kush e pa dhe po e sheh të sotshmen, e ka pa edhe të kaluarën kishte thanë Aureliusi!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush