• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Liberalizimi i vizave

ByEmrush

Nov 12, 2020

Fatkeqësia jonë si qytetarë të Kosovës është mos liberalizimi i vendit, dhe krijimi i mundësisë së udhëtimit jashtë Republikës sonë.

Liberalizimi nuk do të ishte vetëm një mundësi për të dal dhe ikur nga vendi, por do të kishte një impakt tjetër pozitiv.

1. Njerëzit do të dilnin të shihnin vendet tjera dhe zhvillimin e tyre

2. Njerëzit do të ndesheshin me kultura tjera të popujve Evropian

3. Njerëzit do të shihnin përparimin e qyteteve dhe vendeve Evropiane.

4. Njerëzit do të preknin nga afër teknologjitë moderne të vendosura gjithandej, dhe në çdo lëmi!
5. Njerëzit do të shihnin në realitet se çfarë jete të ofron LIRIA

Shumica absolute e qytetarëve të Republikës sonë kanë qenë jo më larg se në shtetet e Ballkanit përmes vizitave të tyre.
Kjo për rrjedhojë krijon percepcion që situatë dhe gjendje e njejtë mbretëron kah do që shkon.
Pra mendja duke mos akceptuar që ka ma mirë se në vendin tonë, atëherë edhe kërkesat për zhvillimin e të drejtave të tyre, dhe shijimin e të mirave që ofron LIRIA nuk i rrisin, dhe për pasojë çfarë që ju ofrohet ajo pranohet si e mirëqenë.

Shumica e qytetarëve nuk kanë pasur fatin të dalin dhe të shohin qytetërimin Evropian, dhe po mendojnë që si në vendin tonë është gjithë kund, krejt njejtë!

Kurse në fakt, ne as ëndrrat nuk mund të shohim se si është realiteti atje.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush