• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vendime të çuditshme!

ByEmrush

Nov 11, 2020

Për rregullim të statusit një shqiptarit i duheshin disa dokument shtesë në Austri. Ky ishte ulur para nëpunësit Asutriak në qendrën për të huaj, dhe po e dëgjonte Austriakun!
Ai po i shikon dokumentet me rend, dhe po e vërën një që mungon!
Po i kthehet përkthyesit që ishte në përcjellje të këtij që kishte shkuar nga Kosova, dhe që po mundohej të rregullonte leje qëndrimin atje.

Të duhet edhe ky dokument po i thotë, Austriaku dhe po vazhdon… është vështirë të sigurohet ky, por ne duhet të ndjekim disa procedura që do të mund të lehtësohej paksa ardhja deri të ai dokument!
Ky personazhi ynë, sa ishte duke folur përkthyesi më nëpunësin austriak po i pohon me gjeste se e siguroj po, s’ka asnjë problem!

Çfarë po thotë ai, po pyet Austriaku?

Që nuk e ka problem me sigurua këtë dokument, shtoi përkthyesi!

Nuk kam asnjë dyshim ia ktheu austriaku.

Çfarëdo që kërkohet dhe nevojitet prej atje poshtë (Kosovë), sigurohet pas asnjë problem, prandaj nuk më vjen çudi që të sigurohet edhe ky dokument edhe pse realisht vështirë është të sigurohet (aludimi ishte te falsi nga austriaku).

Pra.
Çfarëdo që po ngjet në ketë vend, e me këta njerëz nuk është asgjë për tu çuditur.

Mund edhe të bllokohemi, mund të humbasim mirëqenien tonë ekonomike, po ashtu mund të kolapsojmë më vendimet e marra nga njerëz shkurt pamës!
Mund edhe të behësh kryetar, e mund edhe të behën koalicione, mund edhe të mos përmenden ma milionat e tretur.

Asgjë nuk është për tu çuditur këtu ma!
Çuditërisht, sot edhe çudia po çuditët me këto veprime të çuditshme!

Nejse…

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush