• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kronologjia e zëvendësimit të një qeverie më një qeveri tjetër.

ByEmrush

Nov 9, 2020



Njerëz, biznesit po falimenton!

Afarizmi po shkon drejt pikës zero, dhe kjo po ndodh për panjohurit tuaja dhe inatet e juaja politike!
Institucionet po dalin ato që po i ndalin frymën njerëzve dhe biznesit, e jo covid e as virusi.

Qeveria që ishte rrëzuar me shumicën absolute të deputeteve kishte ardhur me premtime tjera. Si rrjedhoje kishte premtimuar që bota e biznesit do të hapet, ku pastaj mundësia e ekzistencës dhe mbijetesës së afarizmit do të jetësohet në mënyrë graduale.

Biznesit nuk bën politikë o bossa, biznesi kërkon që ju të ofroni afër vetës njerëz që kanë njohuri dhe ndjeshmëri për kapërcimin e kësaj gjendje, që më shumë po del një iluzion i fuqive të mëdha ku të vegjlit nga mosdituria e tyre, bien viktimat e para në këto kurthe!
Ndërrimi i qeverisë ishte bërë nën arsyetimin se:


1.Paraqitja e virusit covid19 donë përkushtim

2.Kërcenimi i vazhdueshëm në mes partnerve qeverisës

3.Pastaj mocioni i suksesshëm për rrëzimin e qeverisë në kohën e pandemisë

4.Akuza për keq menaxhim të virusit

5.19 të infektuar, asnjë i vdekur kërkohej gjendje e jashtëzakonshme

6.Si pretekst për mos zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme erdhi te prishja e partnerëve të koalicionit.

7.Akuzonin për veprime antikushtetuese në zbatimin e orës policore.

8.Akuzonin se po i bllokojnë dhe po i mbyllin të gjitha bizneset, e dasmat jo.
9.Akuzonin se një ministër po merret më pandeminë dhe vendimet e qeverisë

10.Thonin se janë bërë shumë qendra vendimmarrëse.
11.Vazhdonin me akuza se po bëjnë selektime jashtë ligjore për komuna të Kosovës duke i izoluar ato.

12.Akuzonin se po vdesin njerëzit nëpër qendra karantinimi.

13.Karantinimi dhe zbatimi i orës policore vetëm për disa komuna është antikushtetuese

14.Mos komunikim me institucionin e presidentit.

15.Ikjen nga bisedimet

16.Mos shkuarje në Amerike dhe antiamerikanizëm.

17.Ndihmë në përgatitjen e ngritjes së aktakuzave nga Specialja.

18.Mos liberalizim të vizave

19.S’po shpërndanin pakot financiare për bizneset dhe punëtorët.

20.Mos kalimi i ligjit për rishikimin e buxhetit.

22.Mbylljen e vendit duke mbyllur kufijtë

23.Nuk mundesh me mbajt zgjedhje në kohë pandemie
24.Moskordinim institucional.

….. e të tjera vazhdon!

Dhe krejt për fund, të gjitha këto akuza i kanë kthyer si bumerang për veten e tyre, dhe asnjë akuzë që është bërë nuk është evidentuar si e kaluar, por këta e kanë bërë dhe po e jetësojnë atë që kishin akuzuar të tjerët.
Mjafton ti lëshosh një sy këtyre pikave, e sheh dhe e vërteton vet!

Tash po mbetet vetëm të kthehet ai modeli i famshëm i numrave për daljen e lirë të qytetarëve, dhe kthimi i ministrit i të përparshëm!

A e kuptoni ju?
Kur afarizmi bën thirrje për relaksim të masave dhe lehtësim për punë i tyre, nuk bëjnë politikë!

Thjeshtë, duan të mbijetojnë sepse nuk i kanë të ardhurat e juaja mbi 25 mijë euro në vit duke punuar nga shtëpia!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush