• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Të fortit!

ByEmrush

Nov 7, 2020

Pra!

Në shpallëm pavarësinë e vendit tonë, ndërtuam institucionet politike të vendit dhe rritëm kapacitetet për funksionim normal të tyre. Pastaj më shumë mund krijuam dhe rritëm institucionin e sigurisë së Republikës Policinë, e ku brenda policisë pastaj u krijuan njësi të posaçme dhe të veçanta për luftimin e dukurive negative, grupeve kriminale, agjenturave të huaja, mbrojtjen e kufijve me uniforma, e deri të njësi të forta speciale me djem trupmëdhenj duke u krahasuar me shtetet më të forta, sepse për këto në rajon s’po flasim, i kemi kaluar kaherë!

Nejse!

Dikur më vonë krijuam edhe Ushtrinë e Republikës, djem e vajza të ri u rreshtuan përkrah formimit, rritjes dhe forcimit të Ushtrisë sonë të ëndërruar ndër shekuj.
Po ashtu njësi të posaçme brenda ushtrisë u krijuar për të luftuar dhe mbrojtur republikën nga ata që i kanosin ekzistencën shtetësisë sonë të krijuar me mund dhe gjak.

Dhe…

Mbi gjithë ketë mund, sakrificë, investim qohen e vijnë nga Polonia do djem që më shumë duken si vagabond të ardhur nga fitnesi më super muskuj të rritur përmes proteinave, të mbuluar në kapela maska fytyrë, më shamia mbi kokë, me kamuflazh ushtrie dhe bastisin shtëpi, arrestojnë njerëz, personalitete, të zgjedhur të dal nga vota e popullit, dhe kjo ndodh para syve të këtyre njësive, këtyre investimeve tona ushtarake e policore!

Pra ne mund të lavdërohemi, e tregojmë dhëmbët njëri tjetrit, fyejmë e pështyjmë majtas e djathtas, por dijeni ama!

Po vjen dikush nga jashtë, dikush që po duket më i madh e s’po na vet hesapin hiq!

Diqysh po dukemi që e kemi ndërtuar një farë shteti veç për me ju tregu forcën njëri tjetrit, se tjetër kush nuk po a vet kah i kemi dajtë hiq.

Si ne, si Shqipëria asnjë pikë reputacioni dhe respekti nga ndërkombëtarët ndaj shteteve tona!

Krejt kot, palidhje!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush