• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Orientimi perëndimor shqiptar

ByEmrush

Oct 30, 2020

Para luftës diku nga 91-92 një miku i ynë nga Gjilani kishte marrë rrugë drejt Ferizajit më bus, do busa të vjetër që ju vinte era naftë, e pluhur kur hyjshe në të.
Por megjithëkëtë kishte njëfarë mirësjellje në mes njerëzve.
Në Pozharan futet në bus një grua jo shumë e vjetër, dhe nga dera e parë vazhdon përmes autobusit deri kah mesi.

Ndalet të miku ynë, dhe si rrjedhojë të gjithë tash po pëshpëritnin për tu ngritur në këmbë dhe lëshuar vendin zonjës, ashtu ishte bërë zakon respekti ndaj zonjave, apo së paku do duhej.
Personazhi ynë ngritët në këmbë, dhe me mirësjellje i thotë zonjës “urdhëroni uluni ju lutem”.
Kjo zonja pasi u ulë, u rehatua mirë, vuri çantën që mbante në dorë mbi prehrin e saj, ju drejtua këtij mikut tonë, personazhit të këtij shkrimi!
“Ku më njihni ju mua që më lironi vendin”, sikur një farë qetësie kaploi busin me gjithë ata udhëtarë në të, e ku zëri ishte dëgjuar nga fillimi e deri në fund të busit, për shkakun se përveç zërave të udhëtarëve asgjë tjetër nuk dëgjohet aty, muzikë nuk kishte.

Ishte kohë e papërshtatshme, dhe jo e mirë në atë kohë të thoshte një zonjë e huaj një burri tjetër ku më njeh, duke bërë sjellje aspak të hijshme në prani të gjithë këtyre njerëzve.

Në vend që ajo të ndjehej falënderuese, kishte thumbuar personazhin tonë.

Nejse, nga mllefi i krijuar i këtij mikut tonë nga sjellja e zonjës, kap për duarsh zonjën e largon nga vendi që i kishte liruar, dhe ulet sërish vet.
I kthehet zonjë : “ja ku të njoh”

Koincidenca e mesazhit është më të sotshmen e shqiptarëve.

Shqiptarët pasi po kalojnë të zinjtë e ullirit, pasi po lënë pas varfërinë ekstreme, e gjendjen e mjerë sociale, shëndetësore e arsimore. Shpenzojnë shuma të majme parash për të arritur në perëndim përmes rrugëve të vështira e trishtuese.

Në shumë raste ndahen familjet vetëm e vetëm për të arritur në perëndim, atje ku shqiptarët gjithmonë kishin parë suksesin dhe mbijetesën për shekuj me radhë.

Gjermanët, Francezët, Zviceranët, Austriakët, Italianët, Belgët, Holandezët, Suedezët, Norvegjezët, Anglezët e në përgjithësi Evropianët hapën dyert, lëshuan zemrat e tyre duke ju gjendur në momentet kritike shqiptarëve, e duke i strehuar e paguar shqiptarët  duke mos bërë asnjë punë.
Vetëm e vetëm që shqiptarët të krijonin një strehë së pari, e pastaj duke i siguruar një punë, një sigurim shëndetësor, leje qëndrim, e duke i dhënë trajtimin njerëzor që për shumë kohë shqiptarët nuk e kishin ndjerë!

Shkuan drejt vendeve, që nuk i kishin as farë e as fis, as gjak e kombësi, as fe e as etni, as kulturë e lashtësi, asgjë po thuajse asgjë nuk i lidhte me ta, përveç asaj që ishte njerëzore.
Pra respekti epej njerëzisht, duke njohur karakterin human së pari!

Shqiptarët si e kthejnë këtë?

Nuk mund të qëndrosh indiferent kur sheh reagimet e bashkëvendësve tu nëpër rrjetet sociale.

Njerëz që ju gëzohen krimeve monstruoze që po ndodhin në Gjermani, Francë e gjetiu nëpër Evropë, që nuk mund të imagjinohen të ndodhin në shekullin të cilin po jetojmë!

Ne po shfaqim admirim për njerëz që nuk ka lidh asnjë gjë me ta.

Shfaqim ndjenja pozitive për njerëz që bëjnë krime e zullum mbi popujt që po e ktheve kulturën mbrapsht do të del “Made in Europe” , individ që nuk mund të integrohen aty ku kanë marr qëllim të jetojnë.
Kanë ikur nga vendet e tyre, duke mos kthyer kokën mbrapa së çfarë po ngjet me atdheun e tyre!

Shqiptarët dhe qenia e tyre, nuk ikën më trurin e tyre drejt lindjes, por morën rrugën e shpëtimit dhe mbijetesës
Rrugën drejt perëndimit!

Atëherë, kthehemi te personazhi ynë!

Ne në vend që të ndjehemi falënderues ndaj tyre, shprehim admirim për armiqtë e tyre!

Të themi se budallai e ka konfidencën e lartë.

I mençuri është më realist, stepet, thur plan-programe, analizon riskun, mendon afat-gjatë: mosrealizimi e tremb, e ndrydh, e zvogëlon.

Budallai ndryshe nga ky i fundit (i mençuri) shkon qorrazi në realizim, e nëse e arrin sadopak këtë, atëherë ai e quan fitore të madhe.

Ose po përballemi me mënyrën e sjelljes së personazhit tonë më lartë, të na dëbojnë nga Evropa, dhe të na thonë ja si e meritoni ju!

Ne duhet ndaluar së ecuri nëpër urën prej druri të kalbur!
____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush