• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Investimet nga jashtë në Kosovë

ByEmrush

Aug 17, 2020

Teoritë mbi sjelljen e investimeve të jashtme në Republikën tonë, kanë dal të jenë vetëm retorikë e secilës qeveri që ka marr në menaxhim vendin tonë!
Është privatizuar çdo gjë që do të mund të shfrytëzohej si hapësirë për investitorët e jashtëm, dhe si rrjedhojë e ardhjes së investimeve mirëqenia sociale e njerëzve do të ishte më e mirë se që është tani!
I privatizuam të gjitha fabrikat (ndërmarrjet) prodhuese, tokat, arat dhe malet kaluan nëpër një proces të privatizimit krejtësisht të lirë, që do të ishte më mirë me prit.

Ndërmarrjet i privatizuam vet, pronën shoqërore e përvetësuam përmes ankandeve publike, arat dhe tokën po ashtu e privatizuam dhe i hoqëm pronësinë shtetërore! 

Dhe kemi ardhur në një moment trishtues për ekonominë e vendit, ku për pasojë le që nuk kemi mundur të tërheqim investime të jashtme, por kemi intensifikuar luftën ndaj njëri tjetrin në forma më të paskrupullta, dhe duke mos bërë as më te voglin hap përpara më gjithë këtë makineri të intelektualëve!
Në vendin tonë ka njerëz profesionist të fushave të ndryshme, që kur shkojnë jashtë Kosovës sistemohen siç është më së miri në cilin do sektor, e në vendin e origjinës së tyre hesap kush nuk ti bën.

Nejse, tema është më serioze dhe më e gjerë në këtë rast!

Disa kompani miliardëshe nga Evropa, e sidomos Zvicra kanë caktuar disa ekipe ekspertësh duke kontaktuar njerëz nga Ballkani për hulumtimin e tregut për prodhim të pajisjeve elektronike. Kanë kontaktuar edhe shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe që merren me veprimtari të ndryshme afariste, që të hulumtojnë mundësi alternative për gjetjen e prodhimeve të ndryshme elektronike edhe kah ballkani.
Këtu është përfshirë rajoni ballkanik si tërësi me përbërjen e saj Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Romania, Bullgaria e shtetet tjera.

Kompanitë që po merren me shitjen e elektronikës me mbi 650 pika të shitjeve nëpër Evropë po kërkojnë treg alternativ, për të larguar varësinë nga Kina dhe për të mundësuar qarkullimin e parasë brenda territorit evropian.

Konsumi për elektronikë është shumë i lartë në Evropë, dhe si rrjedhojë nëse këta do të arrinin të bojkotojnë Kinën, standardi jetësor në përgjithësi do të rritët në Evropë, e sigurisht edhe ne nëse do të ishim treg që do të ofronim produkte për Evropën, shumë shpejt do të rimëkëmbeshim, dhe do të jetonim një jetë të pasur dhe pa probleme me një mirëqenie stabile.
Alternativa që po hulumtohet sot për produkte elektronike duke përfshirë radio, dhome, radio me BT, radio për veturë, FM modulator BT, mikserë kuzhine, enë elektrike për nxehjen e ujit kuzhine, kamera ingjizuese, kamerë me ëifi, dëgjuese për pc, dëgjuese për telefon e tablet, hdmi kablla, orë elektronike, memory card, fshesë elektrike, hekur për hekurosje e disa produkte të tjera.

Pastaj firmat që prodhojnë baterinë si SuperB, extreme, Philips e ndonjë tjetër po kërkojnë që përfaqësitë e tyre ti tërheqin nga Kina, duke kërkuar një terren tjetër për investime.

Çfarë fati nëse do të vinin në Kosovë, please!

Njerëz, Gjilani dhe Peja i kanë pas fabrikat e baterive, është trishtuese kur e mendon njeriu pozitën ku kemi rënë, e kur e mendon çfarë kemi pasur në pronësi!

A fillojmë të prosperojmë këtë vend, apo e kemi nijet veç me u hëngër njëri më tjetrin, duke i bërë ndërskamca dhe kurthe.

T’i aktivizojmë gjithë këtë armatë intelektualësh e inxhinierësh që ka Kosova, sepse po duket që edhe mendjen e mirë e inovative e ka kapluar politika.

Plot njerëz nga jashtë që janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, ka shumë prej tyre që janë ardh me investime më herët në Kosovë, dhe kanë vullnet mu zgjeruar?

Nuk duhet humbur këto potenciale, është e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë në pyetje Republikë!

Një popull që nuk është i lirë nga politika, nuk mund të jetë as krijues, e as inovativë.

Nuk mund të shpikë asgjë prej asgjëje!

____
ESH

By Emrush